Thesari i Romes, ose Tesoro, shiti 750 milionë euro obligacione, që maturohen në nëntor 2015; 2.24 miliardë euro që maturohen në 2017 dhe 2.48 miliardë euro obligacione 10 vjeçare. Shuma totale e shitur prej 5.47 miliardë euro ishte afër objektivit maksimum prej 5.5 miliardë euro.
Yield-i (interesi) që Italia duhet të paguante për obligacionet 10 vjeçare ra nga 6.19% në ankandin fundit në qershor në 5.96% dhe yield-i i obligacioneve 5 vjeçare ra në 5.29%, në ulje nga 5.84% muajin e kaluar.
Mario Draghi, presidenti I BQE-së, la të nënkuptohej javën e kaluar se banka qendrore do të ndërhynte për të tkurrur “primin e rrezikut” që vende si Italia dhe Spanja duhet të paguajnë.