Agjencia e Prokurimit Publik, përmes një njoftimi të fundit, ka nxjerrë disa rekomandime për të gjithë bizneset, që lidhen me shpalljen e procedurave të prokurimit për vitin e ardhshëm.
APP argumenton se, rekomandimet jepen me qëllim rritjen e performances së menaxhimit të fondeve dhe nevojave nga autoritetet kontraktore dhe mirëfunksionimin në tërësi të sistemit të prokurimit publik.
Rekomandimet si më poshtë:
- Të gjitha autoritetet kontraktore të fillojnë procedurat e prokurimit për objektet (mal1/punë/shërbim) të parashikuara për vitin 2020, përsa kohë që fondet i kanë të parashikuara në PBA.
Për këtë qëllim, autoritetet kontraktore duhet të vijojnë menjëherë punën për krijimin në Sistemin e Prokurimit Elektronik të elementit përkatës të procedures së prokurimit që do të zhvillojnë, për mbulimin e nevojave të vitit 2020 e në vijim.
Gjithashtu, autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë faktin që, rregullat e prokurimit publik i njohin të drejtën autoriteteve kontraktore që të nisin procedurat e prokurimit dhe t’i zhvillojnë ato deri në momentin e shpalljes së njoftimit të fituesit, ndërsa lidhja e kontrates do të bëhet vetëm pasi fondi të jetë në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit kontrator.
- Elementi/zeri i regjistrit për proceduren përkatëse që do të zhvillojnë autoritetet kontraktore për vitin 2020 do të krijohet në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit për vitin 2090.
Së fundmi, APP sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore parashikimet e VKM Nr. 807, datë 16.11.2016 “Per disiplinimin e angazhimeve buxhetore”, të ndryshuar.
APP, risjell në vëmendje edhe Formularët mbi deklarimin e konfliktit të interesit, që sikurse vitin 20109, edhe në 2020, duhet të plotësohen nga të gjithë personat e përfshirë në procesin e prokurimit, si dhe të specifikohet ndodhja ose jo në kushtet e konfliktit të interesit. APP sjell në vëmendje Udhëzimin e saj Nr. 3, datë 24.10.2016 “Mbi Deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”, me të cilin udhëzohen autoritetet kontraktore lidhur me këtë detyrim, i cili rrjedh nga nenet 56 dhe 64 të VKM.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.