Dy ishin ngjarjet kryesore te javes se kaluar, qe duket se e cuan Shqiperine dhe me prane synimit te saj per tru integruar ne Bashkimin Europian.
Me 16 nentor Keshilli i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian mori ne shqyrtim kerkesen per anetaresim, dhe pasi e miratoi ate ne unanimitet, i kerkoi Komisionit Europian te pergatise Opinionin e tij mbi kete aplikim. Nderkohe, Parlamenti Europian miratoi me shumice dermuese rezoluten per liberalizimin e vizave te Ballkanit Perendimor me BE-ne. Ne rezoluten me autore Tanja Fajon, Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina propozohet te kalojne ne listen e bardhe Shengen, menjehere sapo Komisioni te vleresoje se ne kemi permbushur detyrimet e mbetura nga udherrefyesi. Vendimi synon t’u dergoje nje mesazh shume te forte politik qytetareve te ketyre dy vendeve se ato nuk jane lene pas, dhe se kur qeverite e tyre do te plotesojne kushtet e nevojshme qe kane mbetur, te cilat kerkohen nga Komisioni Europian, BE nuk do te humbase kohe shtese dhe Komisioni menjehere do te beje vleresimin dhe te perpiqet te heqe kerkesen per viza.
Ne fakt, vendet e Ballkanit kane kryer nje sere reformash te domosdoshme gjate viteve te fundit, sepse udheheqesit e vendit, pervec te tjerave, e kane kuptuar se ky ishte cmimi per ne BE. Nje hyrje ne BE nenkupton qe keto shtete te kene arritur nje nivel te caktuar te zhvillimit te vendit, si persa i perket standardeve ekonomike ashtu dhe funksionimit te shtetit demokratik, gjyqesorit, menaxhimit te mire te kufijve, sigurimit te rendit publik etj.
Edhe perfitimet qe vijne me pas nuk jane te pakta. Pervoja e anetareve te rinj te BE-se tregon qe kushtet e anetaresimit kane qene mjaftueshem te orientuara ne menyre te tille, qe tri transformojne ato ne shtete moderne, teksa vendet pas hyrjes ne BE kane terhequr investime te shumta dhe kane perfituar nga programet e ndihmes qe i adresoheshin anetareve te rinj. Levizja e lire nga ana tjeter ka krijuar me shume hapesira per punesim, ka lehtesuar levizjen e biznesit dhe si rrjedhoje zhvillimin e tregtise e investimeve, ka hapur rruget per nje arsimim me te mire, veprime qe kane cuar gradualisht ne nje rritje te mireqenies per anetaret e rinj te BE-se. Bullgaria psh iu gezua nje niveli te larte investimesh te huaja direkte pas hyrjes ne BE, pagat u rriten dhe papunesia u ul, ndersa cmimet e pasurive te paluajtshme u rriten me shpejtesi vitet e fundit.
Dhe kjo eshte rruga qe udheheqesit e Ballkanit duan te ndjekin. Edhe njerezit e thjeshte gjithashtu. Keshtu raporti me i fundit i Gallup bente te ditur se mbi 80% e shtetasve shqiptare jane shume entuziaste per integrimin ne BE dhe besojne se vendet e BE-se i duan ata ne rangjet e tyre.
Bashkimi Europian po e tregon vullnetin e mire qe ka per te perfshire shtetet e Ballkanit brenda klubit te saj, duke tejkaluar dhe konfliktet mes anetareve te vet (qe mendojne se BE eshte e zgjeruar mjaftueshem dhe nuk ka me hapesire per anetare te rinj). I mbetet Shqiperise te vijoje sa me shpejt me reformat e kerkuara lidhur me harmonizimin e legjislacionit, hapjen e ekonomise, permiresimin e ambientit per te bere biznes etj. Sfidat mbeten te medha. Brenda muajit dhjetor Komisioni do te dorezoje pyetesorin, me ane te te cilit do te behet nje vleresim i hollesishem i shkalles se permbushjes se kritereve te Kopenhages nga vendi yne, perpara se vendi te marre statusin e ri te vendit kandidat per ne BE. Angazhimi dhe vullneti i qeverise duket se nuk mungon, por e rendesishme eshte se sa do te ecet realisht perpara, sa e gatshme do te jete politika e majte dhe e djathte te ngrihen perpara interesave politike personale dhe te garantojne qe vendi do te perbushe angazhimet e kerkuara nga BE-ja, qe ne fund te fundit nenkuptojne nje jete me te mire per te gjithe shqiptaret.