Banka e Shqipërisë mban normën e interesit në 2.5%
Fullani: Ekonomia në rritje, por nën potencial Banka e Shqipërisë, në mbledhjen e saj të fundit, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%. “Në gjykimin e Këshillit, transmetimi gradual në tregjet financiare i uljeve të mëparshme të normës bazë të interesit do të krijojë kushte të përshtatshme monetare për të siguruar kthimin e inflacionit në objektiv, në një periudhë afatmesme”. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se […]
Një jetë mes pasionesh!
Shumëkush nga ne që e njohëm do ta kujtojmë me respekt Artan Santon. Secili do ta kujtojë në mënyrën e vet, ashtu siç ka pasur rastin ta njohë në jetën shumëdimensionale që ai jetoi në mënyrë intensive, tipike për një personazh në një rol kryesor në skenën e komplikuar të një drame me tematikë bashkëkohore, së cilës, gjithmonë e më shumë po i ngjan shoqëria jonë. Të gjithë ne do ta kujtojnë për dëshirën që kishte për të arritur aty […]
Festa mbaroi. Po tani?
Tani, familja e madhe europiane na njeh formalisht si kandidatë për t’u bërë pjesë e saj. Do të na duhet një dekadë a ca më shumë për t’u ulur në tavolinë si të barabartë. Deri atëherë, do të na duhet të bëjmë mirëçdo detyrë shtëpie që do të na caktohet. Sfida e ekonomisëështë konkurrueshmëria, ndërsa prodhuesit shqiptarë nuk duhet të “tremben”, sepse marrëdhëniet janë të rregulluara që me MSA-në Nga Elona Bedalli Më në fund, mbërritëm te dera e madhe […]
Shqipëria dhe BE-ja
Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është njëçështje shumë komplekse dhe gjithashtu një hap i stërmadh. Kjo do të kërkonte plotësimin e një sërë kushteve, ndryshime legjislacioni, përmbushjen e standardeve, ristrukturimin e sistemeve. Mediat ndërkombëtare, teksa shkruajnë për rastin e Shqipërisë, vlerësojnë se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Sipas ekspertëve, arsyeja më e madhe që e shtyn Shqipërinë që të kërkojë anëtarësimin në BE ështëperspektiva ekonomike dhe ky është një pretendim real. Në fakt, duke krahasuar rritjen ekonomike dhe […]
Një fitore në “tavolinë”
Pas marrjes në “tavolinë” të CEZ, qeveria shqiptare do të duhet të nisë sa më shpejt punën për reformimin e sektorit dhe në veçanti për ta bërë shpërndarjen së më efikase Liberalizimi i tregut të energjisë, i planifikuar për të ndodhur në janar të 2015-s, nuk do të mund të ndodhte nëse nuk zgjidhej çështja e pronësisë së CEZ Shpërndarje, pasi në të kundërt do të rrezikoheshin të gjitha afatet e vendosura nga Traktati i Energjisë. Edhe më parë, zyrtarët […]
AMC: Ora e licencës së re
Më 19 gusht, përfundon licenca 15-vjeçare e AMC-së, teksa kompania ka filluar procedurat për rinovimin e saj. Rastet e ngjashme në botë dhe modelet për vlerësimin e licencës së re… Ishte gushti i vitit 2000, kur grupi me pronësi greke Cosmote bleu 85% të aksioneve të kompanisë shtetërore të telefonisë celulare AMC, për 85.6 milionë dollarë (rreth 85 milionë euro, të konvertuara sipas kursit të këmbimit në gusht 2000) me një afat licence 15-vjeçare. Në atë kohë, kompania ishte monopol […]
Mes sfidave dhe mundësive
Mbledhja vjetore e EFSE-së në Jerevan vendos fokusin në financimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Rajoni kthen sytë nga financimi i bujqësisë… Nga Ornela Liperi Europa në zhvillim ka kaluar disa herë recesion gjatë viteve të fundit, veçanërisht për vendet e Ballkanit ka qenë një periudhë e vështirë. “Rritja në Europën Juglindore ishte vetëm 1.5% në vitin 2013, ndërkohë që niveli i kredive me probleme ka arritur në 15.6%”, theksoi Monica Beck, kreu i Bordit të Drejtuesve të Fondit […]
Frenohen drithërat
Drithërat u tërhoqën pas përparimit më të madh në pesë javë, ndërsa investitorët vlerësuan perspektivën për prodhim rekord në SHBA si pasojë e përmbytjeve në disa zona të Midwest. Gruri shënoi humbjen e shtatë javore. Fara për dorëzimet e nëntorit ra 0.4 për qind në 12.3925 dollarë një shinik në Bursën e Çikagos të premten. Çmimet u rritën 1.2 për qind të enjten, fitimi më i madh që prej 21 majit, teksa “kërcyen” eksportet amerikane. Kontratat e së ardhmes u […]
Nafta drejt rënies
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, dhe treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan rënien e parë javore që kur shpërtheu në qershor dhuna në Irakun e Veriut, teksa kriza deri më tani ka penguar prodhimin e naftës nga prodhuesi i dytë më i madh i OPEC. Kontratat e së ardhmes ndryshuan pak në Londër të premten dhe ranë 1.6 për qind nga 20 qershori, me ritmet më të shpejta që nga janari. Forcat irakiane mbajtën […]
BQK: Në 2013-n, rritja ekonomike ishte rreth 3.1%
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se norma e rritjes ekonomike për vitin 2013, vlerësohet të ketë qenë rreth 3.1 për qind, që është për 0.6 pikë përqindje më e lartë se sa norma e rritjes ekonomike të shënuar në vitin paraprak. “Në këtë kontekst, vlen të theksohet rritja e eksporteve dhe rënia e importeve, e cila ka përmirësuar deficitin tregtar. Gjatë vitit 2013, aktiviteti ekonomik në Kosovë është përkrahur edhe nga komponentët si remitancat dhe Investimeve […]
Kroaci Presidenti: Të kënaqur me zgjidhjen e punësimit me Zvicrën
Kroacia është e kënaqur se është gjetur zgjidhja për të trajtuar shtetasit kroatë në Zvicër, si qytetarë të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Europian në fushën e punësimit, ka thënë Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, në Bernë. Zvicra po zhvillon negociata me Komisionin Europian për një amendament kushtetues që rezulton nga referendumi i 19 shkurtit,në të cilin zviceranët votuan në favor të kuotave për emigrantët e BE-së. “Është shumë e rëndësishme për Kroacinë që qytetarët e saj të mos trajtohen […]
Lideri i ri i Maqedonisë nxjerr në pah politikat ekonomike
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar qeverinë e re konservatore të koalicionit të Kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u zotua se do të nxisë ekonominë dhedo tëreduktojëpapunësinë. Gruevski, i cili siguroi fitoren e katërt radhazi në zgjedhjet e parakohshme në prill, tha përParlamentin se qeveria e tij e re do të përqendrohet në dyfishimin e rritjes ekonomike të vendit në 6% gjatë katër viteve të ardhshme. Aisynon të reduktojëpapunësinë e lartë të Maqedonisë, duke thënë se pritshmëritë janë qëtë krijojë 64,000 […]
“Dehje” shqiptare
Shqiptarët konsumojnë 0.7 litra pije alkoolike për frymë në vit, ndërkohë që në listën e pijeve të preferuara renditen ato vendase si rakia dhe konjaku, ndërsa te të importuarat dominon uiski Rreth 2 milionë litra pije alkoolike konsumojnë çdo vit shqiptarët. Ndër pijet më të konsumuara rezultojnë konjaku e rakia, që kryesisht prodhohen në vend, ndërkohë që për sa u përket pijeve alkoolike të importuara, dominon uiski. Është pikërisht “Johnnie Walker”, uiski që preferohet dhe konsumohet më shumë nga vendasit. […]
Riciklimi, gati për emigrim
Ndërsa kërkojmë investime të huaja, një industri e tërë po planifikon të “emigrojë” në vendet fqinje. Ricikluesit e prodhuesit e shumë lëndëve bazë thonë se po përballen me kosto shumë të larta, e para se të bëjnë hapin e fundit drejt zhvendosjes jashtë, po presin edhe pak (deri në vjeshtë) për një rivendosje të mundshme të importeve. Krahas ikjes së mbi 100 milionë eurove investime, rreziku më i madh është kthimi i vendit në një kosh gjigant mbetjesh Nëse riciklojmë […]
Bankat e Austrisë ka të ngjarë të përballen me kosto më të larta të financimit
Projektligji i Austrisë mbi ristrukturimin e Hypo-Alpe-Adria Bank International AG,e mbytur në borxhe, ka gjasa të çojë në kosto më të larta të financimit për bankat e vendit dhe të dëmtojë besimin e investitorëve, nëse miratohet, tha presidenti i Shoqatës së Bankave austriake. Sipas projektligjit, i cili është miratuar nga takimet e përjavshme të kabinetit qeveritar, por që duhet ende të miratohet nga Parlamenti, zotëruesit e obligacioneve mbështetëse të vlerësuar në 890 milionë euro(121 milionë dollarë) me garanci nga Province […]
Çekia fiton 1.1 miliardë investime nga Nexen Tire
Republika Çeke ka mundur Poloninë në ‘përballjen’ për të tërhequr Nexen Tire,i cili pritet të investojë 829 milionë euro (110 milionë dollarë) në uzinën e saj të parë në Bashkimin Europian, teksa kompania e Koresë së Jugut zgjerohet jashtë Azisë. “Për të fituar këtë investim të ri të madh, palës çeke i është dashur të luftojë deri në momentin e fundit kundrejt një ofertekonkurruese polake”, – tha ministri çek i Industrisë, Jan Mladek për “The Wall Street Journal”. “Për këtë […]
Stabiliteti i ri dhe diskutimi për rritjen e BE-së
Shqyrtimi i Bashkimit Europian – ose i çdo institucioni politik – në mënyrë të vazhduar, nënkupton ripërsëritjen e të njëjtave debate pa pushim. Tani për tani, diskutimet midis qeverive të Eurozonës janë kthyer në një nga të preferuarat e tyre të të gjitha kohërave:A e dëmtojnë rritjen kufizimet e buxhetit të bllokut – me limite të deficiteve kombëtare në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto – dhe a duhet t’u jepet më shumë liri veprimi qeverive me qëllim stimulimin e […]
Gjermania dhe BE-ja/Ende një rrëmujë si mos më keq
Angela Merkel është detyruar të bëjë kompromis rreth emërimit të kryetarit të ardhshëm të Komisionit të BE-së Çfarë frustrimi pa fund duhet të ketë ndier më 9 qershor Jean-Claude Juncker. Ish-kryeministrit të Luksemburgut, i cili tani shpreson të bëhet president i Komisionit Europian, iu desh të ndiqte katër krerët e qeverisë të buzëqeshnin përpara kamerave në një liqen veror të Suediaq, teksa shijoninshëtitjen me varkë. Në lopata ishte Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, mikpritësi i këtij minisamiti. Në varkë ndodheshin […]
Pesëmbëdhjetë fakte të mahnitshme rreth Kinës
Kina përdor 80 miliardë shkopinj bambuje gati çdo vit. Këtë e bën të ditur “Business Insider” që ka mbledhur një seri numrash domethënës me të cilët mund të krijohet një panoramë interesante e këtij vendi. Duke marrë në konsideratë faktin se një shkop është i gjatë 20 centimetra, atëherë mund të mbulojnë 360 herë të gjithë sheshin “Tienanmen”. Në rajonin Datang, fabrikat prodhojnë çdo vit 8 miliardë çorape, një numër i mjaftueshëm për çdo banor të planetit. Në sektorin ushqimor, […]
“Boston Consulting Group”: Pasuria botërore është rritur
Në botë, të pasurit po shtohen gjithnjë e më shumë e këtë e bën të ditur raporti i “Pasurisë 2014” që është “firmosur” nga “Boston Consulting Group”, që vlerëson se pasuria private financiare u rrit me 14.6% në vitin 2013, duke arritur vlerën 152 trilionë dollarë. E gjithë merita është e performancës së tregut të aksioneve dhe e pasurisë së prodhuar nga të ashtuquajturat vende “Rde” (me zhvillim të shpejtë ekonomik). Ritmi i rritjes është më i lartë se në […]
10 pyetje ekonomike që duhen bërë para martesës
Jeni kursimtarë apo dorëlëshuar? Çfarë do të thotë “rrezik” për ju? A jeni në gjendje të planifikoni shpenzimet? Ja sesi mund të testoni përputhshmërinë financiare në çift. Pranvera dhe vera cilësohen si stinët e martesës, por përpara hapit të madh ekspertët këshillojnë që të ndërmerren hapa të kujdesshëm edhe në aspektin financiar veçanërisht në kohët e sotme. Sipas tyre është mirë që çifti përpara sesa të martohet duhet të “shpenzojë” pak kohë për të qartësuar përputhshmërinë financiare me qëllim shmangien […]
Eksportet e tekstileve, sipas shteteve, janar-prill 2014
Eksportet e tekstileve po shënojnë një periudhë lulëzimi gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, eksportet e tekstileve dhe produkteve të tyre u rritën me 29% me bazë vjetore për periudhën janar-prill 2014, në raport me të njëjën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar zgjerimin më të lartë të viteve të fundit. Italia mbetet shteti që ka kontribuar më shumë në këtë rritje të eksporteve shqiptare, me partnerët italianë, që po braktisin […]