Si të përfitoni fonde për punonjësit
Çdo biznes që dëshiron të përfitojë nga fondet e programit të nxitjes së punësimit mund të aplikojë në fund të muajit shkurt. Qeveria ka parashikuar 490 milionë lekë në total, që do të menaxhohen ngaZyrat e Punës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, të gjitha zyrat e punësimit janë orientuar për të kontaktuarsubjektet që operojnë në rajone të ndryshme për të identifikuar vendet e reja të punës. Gjatë këtij viti janë rishikuar procedurat e aplikimit, në total do të jenë shtatë programe, tre prej të cilave janë të reja.Për herë të parë, nga fondet e nxitjes së punësimit do të përfitojnë edhe subjektetfizike
Lehtësohen procedurat për biznesin
Aktualisht, fondet për programet e vitit 2016 kanë kaluar në dispozicion të SHKP dhe Zyrave të Punësimit.Kemi rishikuar disa pika të procedurave të aplikimit, si dhe kemi përgatitur për të hedhur në zbatim shtatëprograme, tre nga të cilat janë të reja, si programi për nxitjen e punësimit për jetimët, gratë- nëna, si dhe të rinjtë e diplomuar në arsimin e lartë. Parashikojmëqë në fund të muajit shkurt tëhapen aplikimet, koha për të cilën do të jetë3 javë.
Flet Artur Mico, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit
A janë parashikuar ndryshime, në aspektin e lehtësive për bizneset?
Gjithë paketa e programeve ka pësuar ndryshime në lidhje me administrimin sa më të mirë të zbatimit të tyre.
Disa nga ndryshimet që do të sjellin lehtësi në aplikim për biznesin janë:
Të gjitha subjektet, edhe ato fizike, kanëtë drejtë aplikimi, ndërsa më parë të drejtën e kishin vetëm subjektet juridike. Kjo synon përfshirjen në aplikim dhe të subjekteve të vogla të cilët duan të punësojnë qoftë edhe një person.
Për herë të parë gjatë viteve 2014-2015, Shërbimi Kombëtar iPunësimitzbatoi një proces aplikimi transparent, ku të gjitha subjektet kanëmundësi informimi dhe tërheqje dokumentacioni për aplikim jo vetëm direkt në Zyrën e Punësimit por edheonline në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Të gjithaaplikimet vlerësohen me njëproces të pikëzuar, duke mundësuarshpërndarjen e fondit në më shumë subjekte aplikues.
Me qëllim rritjen e efikasitetittë këtyre programeve, në janar të 2016 u bënë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe në gjithë paketën e dokumentacionit në zbatim të tyre, të cilat përmbanin futjen e programeve të reja, lehtësimine procedurave të aplikimit, dokumentacionit dhe procedurave të miratimit, mundësi diversifikimi dhe përshtatje rajonale, mundësi gërshetimi të programeve etj.
Cilët janë sektorët që mund të përfitojnë nga këto fonde? Si mund të aplikojë një biznes,çfarë kushtesh duhet të plotësojë? Cilat janë detyrimet që ka biznesi ndaj atyre personave që përfshihen në këtë program?
Ne kemi në zbatim disa programe të nxitjes së punësimit. Secili nga programet i ka të përcaktuara qartë se çfarë përfiton punëdhënësi për çdo person- punëkërkues të papunë që përfshihet në program.
Në rastin e “Programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë”, subjekti përfitonsubvencionim për koston e trajnimit (kosto për person shkon nga130 deri në 170 mijë lekë sipas llojit të profesionit ku bëhet trajnimi).Programisynon të mbështesë punëkërkuesit e papunë në marrjen e një profesioni në vendin e punës.Trajnimi në varësi të aktivitetit ku zhvillohet zgjat 2 deri në5 muaj. Punëkërkuesi aftësohet në atë profesion dhe më pas është i gatshëm tashmë me një zanat për tregun e punës.Në këtë program të papunët përfitojnëpagesën e 50% të pagës minimale (pra 11 mijë lekë) si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore.Të gjithë subjektet në përfundim të programit duhet të zbatojnë kushtin e punësimit për 50% të personave të trajnuar, duke lidhur kontratë të rregullt pune për 6 muaj.Trajnimi mund të realizohet në aktivitete të industrisë përpunuese, si prodhim këpuce, veshje, aktivitetetendërtimit, përpunim druri, prodhime duralumini, etj.
Ndërsa programet e tjera, të cilat kanëkohëzgjatje njëvjeçare, ose ndryshe programet esubvencionimit të punësimit, të cilat zbatohen për punëkërkuesit nga grupet në vështirësi, gratë, apo të rinjtë që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, e mbështesin punëdhënësin duke paguar sigurimet shoqërore për çdo punëkërkues për një periudhë njëvjeçare dhe 4 pagaminimale.
“Programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara” ështëprogrami më favorizues,nisur nga vetë kategoria e personave që ky program mbështet. Sipas këtij programi,subjektet punëdhënës për çdo person me aftësi të kufizuara të punësuar, kompensohen për një vit sigurimet shoqërore, 6 paga minimale për gjashtë muajt e parë dhe 50% të pagës minimale për gjashtë muajt e dytë të punësimit. Gjithashtu,punëdhënësipërfiton deri në 10 mijë lekë kompensim për akomodimin e arsyeshëm të vendit të punës. Pra kur ështëe nevojshme të përshtatet deri diku vendi i punës për këtë kategori personash. Ky ështënjë program i ri, të cilin nee konsiderojmë të rëndësishëm pasi kategoria e personave me aftësi të kufizuara ështëshumë e vështirë për t’u punësuar. Punëdhënësitrefuzojnë dhe janë skeptikë në punësimin e personave me PAK, ndaj mbështetja e kësaj kategorie ka rezultuar deri diku e kënaqshme dhe kemi raste të suksesshme. 40 persona janë përfshirë në këtë program.
Sa është objektivi për vitin 2016 sa i përket përfshirjes në program të punëkërkuesve të papunë?
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dheShërbimi Kombëtar i Punësimit kanëpërcaktuar objektivat për grupet që do të përfshihen në programe, synohet përfshirja e 8,000-9,000 punëkërkuesve të papunë. Nga këta, rreth 5000 do të jenë të rinj. Gjithashtu 50% përfituesve parashikohet të jenë gra e vajza.
Prioritet do t’u jepet kategorive specifike,grupeve të veçanta dhe në vështirësi, si jetimët, gratë-nëna kryefamiljare, persona përfitues nga programet e mbështetjes me të ardhura, ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie,emigrantët e kthyer me probleme ekonomike, të papunët afatgjatë, romët, personat me aftësi të kufizuar.
Do t’ujepet përparësi studentëve të sapodiplomuar duke synuar që të marrin pjesë në praktikat profesionale 600-800 të rinj.
Si mund të nxitet pjesëmarrja e biznesit në këto programe?
Të gjitha zyrat e punësimit janë orientuar për të kontaktuarsubjektet që operojnë në rajonet përkatëse, këto takime nei konsiderojmë me shumë mundësi për të përthithurvendet e reja të punës si dhe për të prezantuar aktivitetin tonë ku programet e nxitjes sëpunësimit zënë një pjesë të rëndësishme.Vetëm në periudhën nëntor–dhjetor janë kontaktuar nga Zyrat e Punës mbi 6700 subjekte me synim përthithjen e vendeve të lira të punës, ku sigurisht u fokusuam dhe në dhënien e informacionit për programet e vitit 2016.
Nga ministriKlosi ështëndërmarrë një fushatë e zgjeruar sensibilizimi, nëpërmjet takimeve në subjekte, organizimeve të takimeve në rajonet kryesore si Tiranë, Fier, Vlorë, Elbasan, Durrës, etj. Në këto aktivitete poftohen subjektet më të spikatura ku po pasqyrojmë hollësisht fondet në dispozicion, kriteret e pjesëmarrjes, etj.
Të gjitha vendimet dhemënyra e aplikimitjanë të pasqyruara në faqen tonë online. Zyrat e Punës janë udhëzuar të përdorin median lokale për publikimin e programeve.Ne si Drejtori e Përgjithshme përdorim të gjitha format, si artikuj në gazeta, intervista, etj., për të ftuar sa më shumë subjekte të aplikojnë.
Si përfshihen studentët në praktikat profesionale? Si mund të aplikojnë ata për t’u bërë pjesë e tyre? Sa është numri i studentëve që kanërealizuar praktikat pranë biznesit?
Nëpërmjet programit mbështetur në: VKM Nr. 873, datë 27.12.2006, “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë, që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit” sigurohet marrja e praktikës profesionale, e cila organizohet në ambientet e punës si në ato private edhe në ato shtetërore ku të rinjtë që kanëkryer studimet aftësohen dhe përfitojnë shkathtësi të profesionit të studiuar. Afati i praktikave është deri në 6 muaj. Këtë vit është miratuar edhe përshtatur edhe një VKM e re për të nxitur punësimin direkt të studentëve sapo të diplomuar. Zyrat e punës janë duke punuar me të rinjtë e diplomuar që tashmë janë të regjistruar si punëkërkues dhe gjithashtu u kanëkërkuar të gjitha rektorateve listat e studentëve të cilët kanëmbaruar arsimin.
Fondi i Nxitjes së Punësimit
Për vitin 2016, nga buxheti i shtetit do tëakordohet një fond prej 490 milionë lekësh për aplikimin e programeve aktive në tregun e punës për nxitjene punëkërkuesve të papunë në një punësim sa më afatgjatë.Një pjesë e këtij fondi, rreth 90 milionë lekë, do të shkojë për të financuar projektet e nisura nga viti i kaluar, ndërsa 400 milionë do të jenëpër programet e reja. Në krahasim me vitin 2013, fondi është 5 herë mëi lartë.
Nga zbatimi i programeve të nxitjes në vitin 2014 kanëpërfituar 363 projekte në fusha të ndryshme, si përpunim, produkte ushqimore, prodhim konfeksione, ndërtim, përpunim i bimëve medicinale, shërbime të ndryshme, hoteleri, turizëm,etj., dhe janë përfshirë në programe rreth4100punëkërkues të papunë.
Ndërsa në vitin 2015, siç theksova edhe më sipër, fondi i alokuar ishte 450 milionë lekë, me të cilin është mbështetur punësimi, trajnimi nëpërmjet punës apo praktika profesionale e mbi 5,800 punëkërkuesve të papunë në rreth 612 subjekte përfituese nga këto programe.