Pse Apple duhet të blejë Dropbox?
Apple, padyshim, është ndër gjigandët e teknologjisë, jo si një kompani interneti, por që të ardhurat kryesore i vijnë nga shitjet e kompjuterëve dhe pajisjeve teknologjike.
Ceo i kompanisë, Tim Cook, ka sinjalizuar në fakt se kjo do të ndryshojë këtë vit, duke i dhënë më tepër peshë shërbimeve online si iCloud, iMessage dhe Apple Music.
Ka vetëm një problem: Apple nuk duket të jetë shumë i mirë në shërbimet online. Në fund të fundit, duket se rivalë si Google dhe Microsoft janë më të mirë në ekzekutimet e këtyre shërbimeve.
Analisti Ben Thompson në Stratechery mendon se një arsye e madhe se pse Apple nuk duhet të jetë shumë e mirë në shërbimet online është se kompania nuk është organizuar në këtë mënyrë. Ai ka disa këshilla interesante për Apple, i propozon që të shtojë një linjë sekondare për shërbimet e tyre, në mënyrë të tillë që menaxherët të marrin targetin e duhur që synojnë.
Thompson thotë se për sa kohë që iPhone është pajisja që i gjeneron fitimet më të mëdha dhe klientët i vijnë nga kjo, nuk ka rëndësi në rast se shërbimet e Apple janë aq të mira sa mund të ishin.
‘Zgjidhja për këto probleme dhe njëkohësisht, çelësi që Apple duhet të mbajë në vizionin e ofrimit të shërbimeve të tij, është që të nisë të ndajë pajisjen nga shërbimi’,- tha ai.
Eksperti vijon duke thënë se një nga mënyrat më të mira që Apple të bëjë këtë është që të blejë Dropbox, një start up tepër masiv, me një popullaritet në rënie, por një nga sistemet më “costumer-friendly” që ekziston.
Dropbox ka refuzuar një ofertë në 2009 nga Apple, por mundet që në harkun kohor të këtyre viteve të ketë ndryshuar mendim. Pritet që Dropbox të jetë një nga blerjet më të mëdha të Apple ndonjëherë, ka sens përfitimi për të dy kompanitë. / Burimi: Business Insider