Ditët e arta të një biznesi
Klinikat e kirurgjisë plastike pothuajse kanë dyfishuar të ardhurat gjatë vitit 2016 në raport me 2015-n. Vitin e kaluar, pesë prej tyre qarkulluan mbi 2 milionë dollarë, me zgjerim vjetor në total prej 80%. Rritja e kërkesës në treg për shërbime të kësaj natyre ka nxitur edhe shtimin e numrit të bizneseve në këtë sektor. Si po kthehet kompleksi shqiptar i hundës në një biznes milionash, ndërsa po rritet kredia konsumatore për ndërhyrje plastike. Problem mbetet i lartë informaliteti dhe […]
Tregu global, kirurgjia estetike 8.5 miliardë në vitin 2016, rritjen e udhëheq Azia
Pas një rritje prej 8.2% në vitin 2015, tregu mjekësor dhe kirurgjikal estetik u rrit me 8.3% në 2016. Duke përfaqësuar afërsisht gjysmën e tregut global (46%), Amerika është e para dhe mban rekord për këto procedura, e ndjekur nga Europa, zona e Azi-Paqësorit dhe Amerika Latine. Janë këto shifrat që ka dhënë IMCAS (Master Kursi Ndërkombëtar i Shkencës së Plakjes), të publikuara në një kongres në Paris. Specialistët vlerësojnë se do të ketë një rritje të vazhdueshme dhe stabël […]
Si po kthehet kompleksi shqiptar i hundës në një biznes milionash
Për nga vetë natyra mesdhetare, shqiptarët kanë përgjithësisht një hundë të madhe dhe kjo ka nxitur biznesin e plastikës së hundës në Shqipëri. Operatorët e tregut pohojnë se vendin e parë për llojin e ndërhyrjeve e mbajnë ato në hundë, të paktën 50% e ndërhyrjeve kanë të bëjnë me të. Shërbimi në shtet, 5 operacione hunde në ditë Në Qendrën Spitalore Universitare, sipas burimeve zyrtare, çdo ditë kryejnë një ndërhyrje të paktën 10 pacientë që duan të operojnë hundën […]
Turizmi kirurgjikal, “boom” të huajsh në Shqipëri për operacione plastike
Flet Dr. Skerdilajd Faria, Drejtor i Përgjithshëm në klinikën KEIT Klinikat shqiptare po afrojnë gjithnjë e më shumë mjekë të huaj, kryesisht italianë për të përballuar fluksin e kërkesave për operacionet plastike. Në favor të tyre është fakti që kanë ushtruar aktivitetin në një vend europian, por edhe që kanë masterizuar ndërhyrjet për shkak të kohës më të gjatë të zhvillimit të kësaj tendence. Drejtori i Përgjithshëm i klinikës KEIT, Skerdilajd Faria, në një intervistë për “Monitor”, pohon se […]
Shqiptarët, në dy dekada 40-fishuan shpenzimet për bukurinë
Dikur para viteve ’90 produkti që lakohej më shumë në kategorinë e kujdesit dhe pastërtisë ishte sapuni 15 lekësh. Ardhja e demokracisë dhe funksionimi i tregut të lirë do të sillnin me vete edhe ndryshimin e konceptit mbi pastërtinë, kujdesin dhe të bukurën, e bashkë me të edhe një “lumë” produktesh që i shërbenin këtij motivi. Në vitin 1996 të dhënat tregojnë se importet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit për fytyrën do të arrinin vlerën mbi 309 mijë dollarë. […]
Ka një tendencë në rritje të ndërhyrjeve plastike
Flet Drejtorja Ekzekutive e klinikës DermoLife, Lida Hoxha Turizmi dentar është i njohur dhe Shqipëria është një nga ato vende që vizitohet shpesh për shkak të çmimeve të ulëta. Por, së fundmi, po përvijohet edhe një turizëm i ri, i njohur si turizmi kirurgjikal. Madje ata që po e vizitojnë janë nga qytetet kryesore të Europës, por edhe nga Britania. Deri dje, ky treg ndahej mes Rumanisë dhe Bullgarisë, por sot vendi ynë po thith kontingjent gjithmonë e më […]
Rreziku që po vjen nga uji
Ndonëse Shqipëria ka burime të shumta ujore, ndryshimet klimaterike e kanë vështirësuar menaxhimin e tij. Ministria e Bujqësisë llogarit se duhen të paktën 1.1 miliardë euro për të administruar burimet ujore dhe përdorimin e tyre. Si po shterojnë burimet dhe lumenjtë, rreziku nga përmbytjet dhe thatësira në tre dekadat e ardhshme. Cilësia e ujit në rrezik dhe shëndeti i njerëzve gjithashtu Shqipëria është e pasur me burime ujore, me tetë lumenj dhe tre liqene të mëdhenj të lundrueshëm, […]
Inteligjenca Artificiale sipas Microsoft
Nga lufta kundër ndryshimeve klimatike te përmirësimet e kurave kundër tumoreve. Inteligjenca Artificiale premton të revolucionarizojë shoqërinë dhe t’i japë armë të reja për të zgjidhur sfidat globale. Por gjithçka, duke diktuar rregulla etike Revolucioni i Inteligjencës Artificiale Bill Gates e pati thënë në vitin 1997, kur hapi në Cambridge qendrën e parë për kërkime jashtë Shteteve të Bashkuara: “Një ditë kompjuterët do të mund të shohin, të dëgjojnë, të flasin e të kuptojnë qeniet njerëzore”. Dhe në qytetin […]
Rëndohen faturat për borxhlinjtë e këqij
Borxhet e huamarrësve jokorrektë janë rënduar së tepërmi që nga qershori i këtij viti nga rritja e tarifave të shërbimeve përmbarimore, me 33 – 117%. Bankat janë të alarmuara se kjo rritje e kostos për debitorin do të ndikojë negativisht kthimin e kredive në banka. Dhoma e Përmbaruesve reagon duke pohuar se tarifat e reja janë të njëjta me ato të vendeve fqinje, por debitorët rëndohen nga interesat dhe gjobat e larta të bankave që janë më të larta se […]
Në tkurrje
Bankat u gëzohen fitimeve të larta dhe rënies së kredive me probleme, por sistemi vijon të jetë inaktiv në kreditimin e ekonomisë, teksa depozitat vijojnë të tkurren si rrjedhojë e normave të pafavorshme të interesit. Aktivet bien me ritmet më të larta që nga fundi i vitit 2008, kur sistemi vuajti pasojat e krizës ndërkombëtare financiare… Rritja e fitimeve dhe rënia e vazhdueshme e treguesit të kredive me probleme i ka dhënë pak frymëmarrje sistemit bankar në gjashtë muajt […]
Bankat pa “oreks” në 2017-n
Sistemi bankar duket se është në një fazë intensive ristrukturimi dhe riformatimi, teksa një pjesë e tyre po menaxhojnë huatë me probleme dhe disa të tjera janë në tentativa shitjeje. Nga 16 banka, që janë aktualisht në sistem, 9 prej tyre kanë shënuar rënie të aktiveve në fund të 6-mujorit të parë 2017, në raport me fundin e 2016-s, ndërsa 8 kanë ulur stokun e huave. Raiffeisen është banka që po shënon prej disa vitesh tkurrjen më të madhe […]
Tregu i spitaleve private arrin 62 milionë euro
Biznesi i spitaleve private ka vijuar të shënojë rritje edhe në vitin 2016, ndonëse me ritme më të ngadalësuara. Pjesa më e madhe e tyre janë ende në fazë humbjeje. Shpenzimet për frymë në spitalet private në Shqipëri ishin rreth 22 euro në vit… Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2016, ndonëse me ritme të ngadalësuara, teksa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të […]
Shqipëria me shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë në mesin e 43 vendeve europiane
Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja europiane për këtë tregues ishte 6%. Në këtë renditje, Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në […]
Mirë me të ardhurat, keq me shpenzimet
Buxheti ka pasur një ecuri pozitive në drejtim të mbledhjes së të ardhurave për 7 muajt e parë të vitit, por në kahun tjetër, shpenzimet kapitale vijojnë të jenë shumë poshtë planit Tatimet, doganat dhe sigurimet kanë arkëtuar në buxhet 248 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 15.1 miliardë lekë, ose 6.5% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave. […]
Energjia ndryshon buxhetin
Qeveria ka miratuar ndryshimin në buxhetin e shtetit me një akt normativ duke reflektuar atë që tashmë pritej, lidhur mbi të gjitha me situatën energjetike në vend. Në nenin 10 të ligjit për buxhetin zëri i huadhënies për energjinë është vendosur në kufirin e 4.5 miliardë lekëve nga 1.5 miliardë lekë që ishte sipas parashikimit fillestar. Një tjetër zë që ka ndryshuar është ai i fondit rezervë që është rritur me 1.2 miliard lekë duke arritur në 2.7 miliardë në […]
Duhani, rritja e çmimeve ndikon mbi konsumin
Në mars të këtij viti, Emmanuel Macron tha se ishte “mjaft i gatshëm” për të rritur çmimin e paketës në 10 euro. Kryeministri francez, Edouard Philippe, firmosi zyrtarisht të martën e kaluar këtë premtim të fushatës, gjatë fjalimit të përgjithshëm politik të tij dhe shpreson kështu që të frenojë përdorimin e duhanit në Francë. Me rastin e fjalimit mbi politikën e ndjekur, Edouard Philippe premtoi mbështetjen në luftën kundër pirjes së duhanit në Francë, duke rritur çmimin e paketës nga […]
Tingujt e heshtur/ Bizneset janë duke u përgatitur për versionin më të keq të mundshëm të Brexit
Teksa pasiguria rreth largimit të Britanisë nga BE-ja thellohet, sipërmarrësit po përgatiten për t’u zhvendosur diku tjetër Është një e vërtetë e pranuar botërisht, se biznesi nuk e honeps dot pasigurinë dhe asgjë nuk është më e pasigurt dhe e paqartë sesa “Brexit”. Megjithatë, vendimet për investime duhet të vazhdojnë të merren, të zhvillohen produkte të reja dhe të punësohen punonjës edhe pse marsi i 2019-s, data e përfundimit të negociatave të Nenit 50, po afrohet. Kjo është një […]
Amerika po ecën “me mik”
Sipërmarrja joproduktive është shndërruar në diçka të zakonshme në Amerikë. Administrata Trump nuk ka gjasa ta ndryshojë këtë trend A është Amerika duke nxitur llojin e gabuar të sipërmarrjes? Po, është përgjigjja e dy ekonomistëve, Robert Litan dhe Ian Hathaway, të cilët e kanë argumentuar përgjigjen e tyre në një artikull të publikuar së fundmi në Harvard Business Review. Sipas pikëpamjes së tyre, “kërkesa për qira”, që nënkupton shfrytëzimin e marrëdhënieve të veçanta me qeverinë për të siguruar shpenzime […]
Kur lajmet përmirësohen
Si ekonomitë e goditura nga kriza u shndërruan në subjekt investimesh “Rastet e pashpresa”? “Ekonomitë e tregjeve kufitare”? “Po “feniksi”? Nawaz Sharif është ish-kryeministri i Pakistanit. Mandati i tij përfundoi më 28 korrik, pasi Gjykata e Lartë e shkarkoi atë nga ky post. Megjithatë, në momentin e largimit, ai u shpreh se e la vendin në një situatë ekonomike më të mirë në krahasim me atë që gjeti kur erdhi. Përpara se ai të vinte në pushtet, rritja e […]
Tregtia e jashtme janar – korrik 2017
Eksportet kanë vijuar të ngadalësojnë ritmet e rritjes edhe për 7-mujorin, duke reflektuar ecurinë e dobët të grupit të “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”. Për periudhën janar-korrik, shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit u rritën me 12.9% me bazë vjetore, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes, teksa për 5 mujorin, zgjerimi ishte gati 17% (dhe për 6-mujorin 13.4%). Grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ka shënuar rënie për të dytin muaj radhazi. Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me faktin […]
Agrokor, falimentimi i supermarketit që kërcënon Ballkanin
Në Kroaci, situatat idilike mund të ndryshojnë shumë shpejt. Në ditë të mira, rezortet e saj të pushimit janë një parajsë e vërtetë për notarët dhe detarët. Por vetëm disa kilometra në brendësi të vendit ka terrene malore ku stuhitë e erës janë të fuqishme. Përveç kësaj, këtë verë edhe zjarret ishin një rrezik më shumë për këtë zonë, shkruan The Economist. Një re e errët dhe e stuhishme ka mbuluar botën e biznesit të këtij vendi dhe ka shumë […]
Rumani/ Gara për të shpëtuar pyjet
Shiu i rëndë bie furishëm mbi xhamin e makinës së Ion Holbanit teksa ai kalon nëpër një pjerrësi të thellë në Malet Karpate të Rumanisë, një shkretëtirë ku pyjet e pacenuara mbajnë në gjirin e tyre arinjtë, ujqërit dhe kafshët e tjera të egra. Holban dëshiron ta mbajë atë në këtë mënyrë, prandaj ai ka organizuar një grup prej 50 ekspertësh dhe aktivistësh për t’u bashkuar me të në një mision njëditor për të përcaktuar gjurmët e pyllit të lashtë […]
Rumani/ Lehtësohet inflacioni
Inflacioni i çmimit të prodhimit të Rumanisë u lehtësua në tremujorin e dytë, treguan shifrat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 2.5% nga viti në vit në qershor, më i ngadaltë se rritja prej 3.3% në maj. Çmimet e tregut të brendshëm u rritën 1.9% në vit në muajin qershor dhe çmimet e tregut të huaj u rritën me 3.6%. Në bazë mujore, çmimet e prodhuesve ranë me një normë të qëndrueshme prej 0.1% […]
Kroaci/ Gati për të bashkëpunuar me Iranin në industrinë hekurudhore
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave të Republikës së Iranit tha se Irani shpreson të ofrojë kushtet e duhura për investime, duke prodhuar makina dhe duke sjellë teknologjinë kroate në Iran. Mohammad Rajabi tha se ka pasur disa raunde bisedimesh me kompanitë kroate rreth prodhimit të përbashkët të makinave, lokomotivave dhe pajisjeve të nevojshme. Ai shtoi se ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ali Rabiei, zhvilloi një takim me ministrat kroatë të Ekonomisë, Punës dhe Energjisë. Kompanitë kroate, të cilat u […]
Kosova humb 400 milionë euro
Më shumë se 600 mijë qytetarë kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve, ndërsa në anën tjetër, shteti ka humbur rreth 400 milionë euro. Ligji për Faljen e Borxheve është në fuqi deri më 1 shtator të këtij viti. Procesi i deritanishëm i afatit shtesë që është dhënë rreth Ligjit për Faljen e Borxheve vlerësohet se ka sjellë efekte pozitive si për bizneset e palët përfituese, ashtu edhe për buxhetin e shtetit, transmeton zeri.info. Sipas të dhënave në dispozicion, […]
Rritet sërish çmimi i cigareve në Kosovë
Pa asnjë paralajmërim, janë rritur çmimet e disa llojeve të cigareve në Kosovë. Kjo s’është hera e parë që brenda këtij viti rriten çmimet e cigareve, edhe pse nuk ka pasur rritje të akcizës. Pa asnjë paralajmërim janë rritur çmimet e cigareve për 10 cent në pako, në shumicën e llojeve të tyre. Këto rritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët […]
Mbi 200 milionë euro për trajtime jashtë vendit
Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, thotë se shtetasit e Kosovës për çdo vit shpenzojnë mbi 200 milionë euro për trajtime shëndetësore jashtë vendit. Për këtë qëllim sivjet Ministria e Shëndetësisë ka ndarë vetëm 5.8 milionë euro, shkruan gazeta Zëri. Shuma të mëdha parash të qytetarëve të Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për trajtime shëndetësore në shtete të ndryshme të Europës, por edhe më larg. Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, thotë […]
ERE i vë afat OSHEE-së: Pas 30 shtatorit, energjia duhet të blihet online
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duhet të ketë bërë gati një platformë për blerjen e energjisë online brenda datës 30 shtator të këtij viti. Sipas një vendimi që Enti Rregullator i Energjisë kishte marrë në qershor të vitit të kaluar, OSHEE duhet të aplikonte blerjet online të energjisë, me qëllim uljen e kostove vitin e kaluar, por Operatori i Shpërndarjes nuk ka mundur t’i respektojë këto afate, duke aplikuar ankandet me negocim për blerjen e energjisë. OSHEE sh.a. […]
Pritet zhvillimi i tregut të huasë vendore. Bankat, të interesuara për obligacionet e bashkive
Bashkitë së shpejti mund të shohin emetimin e obligacioneve bashkiake, si një alternativë për të financuar shpenzimet e tyre, teksa pritet zhvillimi i tregut të huasë vendore. USAID, në dokumentin e projekt-planifikimit dhe qeverisjes vendore, që është në proces diskutimi, ka pohuar se institucionet bankare në Shqipëri kanë filluar të interesohen për emetimin e obligacioneve bashkiake, si një instrument i ri financimi. Në këtë rast, normat e interesit mund të jenë më të favorshme se në rastin e kredive. Në […]
Shifrat zyrtare/ Zgjedhjet frenuan hapjen e bizneseve të reja në qershor
Nga janari deri në korrik të këtij viti, të dhënat zyrtare tregojnë se janë të paktën 10 645 biznese të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) tregojnë për një numër që luhatet mes 1500 dhe 1800 gjatë 5 muajve të parë, me një rënie në qershor dhe korrik. Qershori vetë ka shënuar një numër prej 1213 biznesesh të reja të regjistruara, që është më i […]
Lajm i mirë për Shqipërinë/ Përshpejtohet rritja e Eurozonës dhe Italisë
Zyra e Statistikave të BE-së ka vlerësuar me rritje Prodhimin e Brendshëm Bruto për vendet që përdorin monedhën euro, si dhe për të 28 vendet anëtare (EU28). Rritja, krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë, ka qenë përkatësisht 2.2% për vendet që janë përdoruese të euros dhe 2.3% për vendet e BE-së. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të 2017-s, në të dyja zonat përllogaritet 0.6%, raporton Eurostat. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me tremujorët […]
E drejta e autorit
Tatimet paralajmërojnë subjektet të deklarojnë të ardhurat personale prej tyre Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të formalizimit dhe shmangies së evazionit fiskal në zbatim të ligjit nr. 35, datë 31.03.2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”, ka publikuar vendimin për miratimin e metodologjisë dhe masës së tarifave të shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv, vendim i miratuar nga Këshilli Kombëtar për […]
Shqipëria/ Mes vendeve europiane me numrin më të madh të banesave në pronësi
Për shkak të konservatorizmit apo dhe rrethanave të tjera specifike të kohëve të sotshme, Shqipëria është në mesin e vendeve europiane me numrin më të ulët të familjeve që nuk kanë banesë në pronësi. Baza e të dhënave të BE-së në lidhje me strehimin tregon se vendet ish-komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria, trashëguan banesa në pronësi për shkak të çmimeve të ulëta me të cilat i privatizuan ato gjatë rënies së sistemit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, vetëm […]
Sinjalet e rreme të ekonomisë! Paradokset që po shoqërojnë rritjen
Sinjalet, që po vijnë nga ekonomia, janë aq të komplikuara dhe të ngatërruara dhe do të bënin konfuz çdo ekonomist (të huaj), që do të shihte Shqipërinë nga jashtë dhe do të priste që teoritë makro t’i gjente të zbatuara në praktikë. Paradokset me të cilat do të hasej, pa dyshim do të ishin të shumta dhe nuk do të kishte asnjë lloj teorie që do të mund t’i shpjegonte, duke e bërë të dorëzohej shumë shpejt. E para lidhet […]