Pesimizmi prek dhe ekspertët
Ekspertët më në zë të ekonominë nuk janë shumë optimistë për ecurinë ekonomike të këtij viti. Ata citojnë probleme të tilla si pasojat që do të vuajmë nga shtimi i fenomentit të emgracionit, produktiviteti i ulët, si dhe fakti që ky është një vit elektroral dhe kriza politike mund të thellohet.
Të gjithë ekspertët janë të mendimit se përqendrimi tek projektet e partneritetit publik privat (PPP) pritet të rrezikojnë borxhin në të ardhmen, mund të jetë burim i pastrimit të parave si dhe po nxit klientelizimin dhe konfliktualitetin në ekonomi.
Në afatin e gjatë vihet theksi te nevoja për reforma strukturore, që do të rrisnin konkurrueshmërinë, do të nxisnin prodhimin vendas dhe do të ulnin nivelin e varfërisë