Në një mbrëmje ku janë “ndeshur” përballë audiencës kryeministri i vendit Edi rama, i ftuar përballë Sokol Ballës në “Top Story” dhe kreu i opozitës Lulzim Basha tek Blendi Fevziu në “Opinion”, fituesi ka rezultuar kryeministri, që ka arritur dhe shikueshmërinë më të lartë, duke i dhënë përparësi kësaj jave Ballës, që përgjithësisht ka një audidencë më të ulët se Fevziu të enjteve mbrëma.
Ndërsa e kanë nisur me nivel tënjëjtë audience në orën 21 të mbrëmjes, Top Story në Top Channel ka marrë shikueshmërinë kryesore më pas, duke arritur në një rating maksimal prej 17.4% dhe duke ruajtur kryesismin deri në fund të transmetimit. (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor).
Të dhënat e audiencës bëhen të ditura nga nga kompania “Telemetrix”, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale, në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë.
Opinion ka parë një audiencë të ulët në bisedën me kreun e opozitës, me një rating maksimal prej 10%, duke humbur herë pas here vendin e dytë edhe ndaj TVSH-së, që ka trasmetuar filmin “Alive”, të regjisorit Besnik Bisha.
Gjithsesi, të dy liderat nuk kanë arritur të marrin ndonjë shikueshmëri maksimale në mbrëmjen e të enjtes, me një pjesë të shikuesve që kanë zgjedhur filmin shqiptar në TVSH, apo “Dashuri për biznes” në Vizion Plus.
Më herët, në orën 20.00-21.00, kryesimin vijon ta mbajë Fiks fare në Top Channel, që është ndjekur më shumë edhe sesa intervista e kryeministrit. Ka një rritje të audencës teksa telenovela turke “Fundi”, po i afrohet vërtet fundit dhe më pas telenovela tjetër “Lugina e Ujqërve” në Vizion Plus.
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘softëare’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
Qe prej shtatorit 2014, “Telemetrix” ka një panel prej 375 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 7 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri Berati dhe Korca.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).