Në datat 17-22 tetor po zhvillohet në Tiranë eventi “Auto Sallon Tirana 2017”, ku markat e autorizuara të makinave prezantojnë modelet e tyre më të reja. Ky event organizohet nga “Expocity Albania” dhe do të jetë i hapur deri sot në orën 20.00.
Mbi 50 modele të ndryshme makinash, por edhe shërbime speciale si dhe auto show modelesh ekskluzive, Test drive për modelet e reja dhe “Go Cart”, kanë mirëpritur që prej ditës së enjte shumë vizitorë.
Dita e fundit e “Auto Sallon Tirana 2017” do të mbyllet sot me një shorte, ku të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë. Biletat fituese të shorteut do të përfitojnë ulje çmimi të konsiderueshme për modelet e makinave që ata dëshirojnë të blejnë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.