Autoritetet në Kosovë: Deri të hënën mos kaloni në Brezovicë

15/11/2019 9:58 AM 0 komente

Segmenti i  rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit, deri të dielën do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), e cila ka njoftuar dje se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

Kështu gjithë ata që kanë pasur në mendje Brezovicën për këtë vikend, duhet të mos nisen për atje, pasi rruga është planifikuar të hapet nga dita e hënë.

MIT mes tjerash ka  kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of