Ekonomia e Italise po deshmon shenja rimekembje, por kjo nuk do te thote se problemet e saj ciklike jane zgjidhur, deklaron guvernatori i Bankes se Italise Ignazio Visco.
Ekonomia e Italise u rrit ngadale gjate tre tremujoreve te pare te vitit pas tre vitesh recession. Qeveria parashikon se prodhimi i brendshem bruto do te rritet 0.9 perqind per te gjithe vitin.
Gjate fjalimit te mbajtur ne konferencen e Bolonjes, Visco tha se ‘kishte te shenja te vaketa rimekembje ne prodhim dhe punesim’, por paralajmeroi nuk kishte vend per ‘vete-pelqim’.
Italia ka deshtuar te adaptohet ndaj globalizimit dhe teknologjise dixhitale, tha Visco. Kompanite e saj i jane pergjigjur importeve te lira nga Kina duke shkurtuar kostot ne vend qe te investojne ne teknologji, referoi ai, gje qe me kalimin e kohes udhehoqi drejt stanjacionit te prodhimit dhe humbjes se konkurrueshmerise.
Ekonomia e trete me e madhe e eurozones eshte rritur me veshtiresi gjate 15 vitet e fundit, ndersa borxhi public eshte rritur ne nje nivel record prej 133 perqind te prodhimit, me i madhi ne eurzone pas Greqise.
Sipas Komisionit Evropian, konkurrueshmeria e Italiase eshte ‘zbehur’aq shume sa potenciali i normes se rritjes se saj- shpejtesia me te cilen ekonomia mund te zgjerohet pa gjeneruar inflacion te tepert- tashme shenon me pak se zero.