Banka Kombëtare e Zvicrës (SNBN) prezantoi normën negative të depozitave për të parandaluar prurjet e investitorëve që kërkojnë një vend të ‘sigurt’ për të ‘parkuar’ fondet e tyre.
SNB po imponon një detyrim prej 0.25 për qind për depozitat e mëdha, zotërimet e ngjashme në kesh të bankave komerciale në bankën qendrore, sipas deklaratës së saj sot. Ajo po zgjeron gamën e saj të synuar për Libor-in tre mujor në minus 0.75 për qind në plus 0.25 për qind.
“Gjatë disa ditëve të kaluara, një numër faktorësh kanë nxitur kërkesën në rritje për investime të sigurta, ‘tha SNB. ‘Aplikimi i normave negative të interesit e bën më pak tërheqës mbajtjen e investimeve në franga zvicerane, dhe në këtë mënyrë mbështet normën minimale të këmbimit.’
SNB konfirmoi angazhimin e saj ndaj normës minimale të këmbimit prej 1.20 franga për euro, duke thënë se ajo do të mbrojë limitin me ‘vendosmëri të madhe’ dhe do të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme.