Kur një menaxher i krahut të investimeve të BE-së bëri një vizitë rutinë në Mançester në një prej veprave të ujërave të zeza së fundmi, dhe njoftoi mediat britanike për këtë ngjarje, kjo ishte lëvizja më e fundit në një ofensivë të përbashkët përpara referendumit të daljes së Britanisë nga BE.
Banka Europiane e Investimeve me bazë në Luksemburg këmbëngul se një rritje në aktivitetin e saj PR lidhur me projektet britanike, nuk lidhet me votimin Brexit.
Përkundrazi, rritja e numrit të deklaratave në media që ajo ka botuar mbi kreditë britanike është pjesë e një strategjie më të gjerë të re të transparencës, thuhet më tej.
Shifrat, megjithatë, janë të habitshme. Një rishikim nga Reuters gjeti se deri më tani BEI ka publikuar 16 njoftime për shtyp për kreditë në Britani, më shumë se sa publikon mesatarisht një vit të tërë dhe tre herë më shumë se ajo që ka nxjerrë për marrëveshjet me Italinë dhe dy herë më shumë për Spanjën, që zakonisht janë dy huamarrëset më të mëdha të BEI.
Që prej rizgjedhjes së kryeministrit David Cameron një vit më parë, që e bëri referendumin të sigurt, BEI ka bërë 25 deklarata mbi Britaninë, mesatarisht rreth dy në muaj.
Bazuar në njoftimet e bëra gjatë këtij viti, banka pothuajse ka arritur në gati objektivin e saj vjetor të kreditimit 2016 për Britaninë në më pak se pesë muaj.
Kreditë e reja në Mbretërinë e Bashkuar ishin 4.5 miliardë paund, në krahasim me 5.6 miliardë në të gjithë vitin 2015, një kreditim që banka synon ta ruajë në vitin 2016.Një zëdhënës tha se kreditimi aktual deri më tani është më i ulët se sa është deklaruar, për shkak se disa kredi janë disbursuar në vitin 2015.Britanikë kanë mundësi të marrin më pak kredi të reja nga BEI në muajt pas referendumit të 23 qershorit, ngaqë shumica e investimit të pritur vjetor është paguar tashmë.Komisioni Europian ka qëndruar kryesisht jashtë fushatës për shkak të frikës se do të ishte kundërproduktive për kampin Cameron për të mbetur brenda BE, ndërkohë që po përpiqet të bindë një elektorat euroskeptik.Por BEI ka pasur mundim për të paraqitur përfitimet e punës së saj para një publiku britanik që është i ndarë në mënyrë të barabartë nëse do të qëndrojë apo largohet nga blloku, një veprim që do të përfundojë qasjen ndaj financimeve të BEI për biznesin britanik.”Si huadhënës më i madh në sektorin e ujit në Mbretërinë e Bashkuar që prej para privatizimit, Banka Europiane e Investimeve ka kënaqësinë të mbështesë investimet mbresëlënëse nga United Utilities në Davyhulme”, thotë zv. Presidenti i EIB Jonathan Taylor, një ish-zyrtar i lartë në Thesarin Britanik, gjatë një vizite në Mançester.”Skema do të sigurojë përfitime për … dekadat e ardhshme”.Përpjekjet publicitare nga BEI, i cili 16 për qind është në pronësi të qeverisë britanike, si një nga 28 shtetet anëtare të BE-së, ka marrë përbuzje nga fushata për të lënë bllokun.”Projektet e BE-së paguhen nga taksapaguesit britanikë, jo disa pemë magjike me para në Bruksel”, tha Matthew Elliott, kryeshefi ekzekutiv i Vote Leave, kur u pyet në lidhje me BEI. “Është më e sigurt për të marrë përsëri kontrollin dhe për t’i shpenzuar paratë për prioritetet tona”.”Banka Europiane e Investimeve zotërohet direkt nga shtetet anëtare të BE-së”, tha një zëdhënës banke. “BEI është vetëfinancuese dhe mbledh fonde në tregjet globale të kapitalit si emetuesja më e madhe mbarëkombëtare bonove”.