Italia ka siguruar 26 oferta interesi nga investitorë vendas dhe të huaj për katër banka e shpëtuara vitin e kaluar, tha një zyrtar i Bankës së Italisë, duke shtuar se ofertat e blerjes priten për çështje ditësh.
‘Brenda pak ditësh ofertat do i kemi në dorë,’ tha për gazetarët në një konferencë në Romë Stefano De Polis, kreu i Bankës së njësisë së rezolutës së krizës në Itali.
Italia po negocion me Komisionin Evropian për të zgjatur afatin e shitjes së bankave, i cili aktualisht është caktuar në fund të këtij muaji. De Polis tha se kishte besim se afati i fundit do të shtyhet për ‘aq kohë sa do të jetë e nevojshme për shitje’.
Bankat që shpëtuan ka të ngjarë të disponojnë 2 miliard euro (2.26 miliardë dollarë) në kredi të këqija në regjistrat e tyre pas rishikimit të fundit. Më parë këto kredi ishin vlerësuar në 1.5 miliardë euro, tha De Polis.