Edhe pse kanë shënuar rënien e të ardhurave nga interesat, bankat në Kosovë pothuajse kanë dyfishuar fitimet në krahasim me vitin paraprak si rezultat i kursimeve.
Sipas raportit të fundit të Bankës qendrore të Kosovës (BQK), bankat në vend, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar fitime në vlerë prej 9.8 milionë eurosh, duke shënuar kështu rritje vjetore prej 57.7 për qind.
“Gjatë tremujorit të parë (TM1) 2014, të hyrat dhe shpenzimet e sektorit bankar shënuan rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo rënie ishte më e theksuar në anën e shpenzimeve, që rezultoi në rritjen e neto profitit bankar, pavarësisht rënies së të hyrave. Rrjedhimisht edhe indikatori i efikasitetit, që matë raportin e shpenzimeve ndaj të hyrave të sektorit u përmirësua dukshëm duke u zvogëlua në 81.7 për qind krahasuar 88.7 për qind në TM1 2013”, thuhet në raport.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.