Kompania më e madhe në vend në bazë të xhiros vjetore ka arritur të mbyllë një tjetër vit shumë pozitiv në Shqipëri. Sipas raportit zyrtar financiar të kompanisë, gjatë vitit të kaluar të ardhurat u rritën me 31% duke arritur në një total prej 566 milionë dollarë nga 439 milionë dollarë që ishin një vit më parë. Kompania në total ka paguar
94 milionë dollarë rentë për qeverinë shqiptare dhe Albpetrol-in (61 milionë USD per qeverine dhe 33 milionë USD per Albpetrol-in). Të ardhurat operative të gjeneruara ishin rreth 280 milionë, një rritje prej 45% krahasuar me 193 milionë USD për 2012. Paraja dhe kapitali qarkullues në 31 dhjetor, 2012 ishte në vlerën 39 milionë dollarë dhe 89 milionë dollarë, perkatesisht.
Në muajin maj, 2013 edhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratuan shtyrjen e kredise ekzistuese të kompanisë deri në shtator, 2020. Deri në shtator 2017 nuk kërkohet asnjë shlyerje, kohë në të cilin shuma e kredituar do të filloje të zbresë me 25% në vit. Bashkarisht, huaja e rinovueshme është rritur në 200 milionë dollarë nga 100 milionë dollarë në fund të 2012.
Për vitin 2013, prodhimi mesatar nga vendburimi Patos-Marinez ishte 18,169 fuçi nafte në ditë, 21% më shumë se mesatarja e prodhimit në 2012 prej 15,020 fuçi në ditë. Prodhimi mesatar për tre-mujorin e parë të 2014 deri më sot është rreth 19,800 fuçi në ditë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.