Bashkia Tiranë ka hartuar Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Ky plan mbulon një tërësi fushash në të cilat parashikohen veprime që ndihmojnë në respektimin e të drejtës themelore të barazisë ndërmjet grave dhe burrave, vajzave dhe djemve; trajtimin e çështjeve të pabarazive dhe diskriminimit; veprime për eliminimin e steriotipeve gjinorë; pjesëmarrjen e balancuar te grave dhe burrave në vendim-marrjen politike e publike, aksesin ne shërbime të ndryshme të hartuara sipas nevojave të veçanta të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve me cilësi e ne respektim te parimeve të barazisë; integrimin e këndvështrimit gjinor ne te gjitha planet dhe fushat për zhvillimin e qëndrueshëm; planifikimin e mbështetur ne burimet e duhura, etj.
Bashkia Tiranë, në mbështetje të kuadrit ligjor ndërkombëtar e kombëtar, si dhe te prioriteteve kombëtare dhe vendore, pohon në relacionin e këtij projektvendimi se ka bërë përpjekjet e saj ndër vite për ndërtimin e një shoqërie të mundësive të barabarta, duke ndërmarrë një sërë hapash konkrete në këtë drejtim.
Fuqizimi i mekanizmit vendor për barazinë gjinore me ngritjen e Komisionit për Barazinë
Për zbatimin e këtij Plani Veprimi, do të angazhohen të gjitha strukturat e aparatit të Bashkisë Tiranë, e cila në veprimtarinë e saj trajton çështje të interesit për arritjen e barazisë gjinore, e përcaktuar nga ky plan veprimi.
Në relacion tregohet se efektet financiare të PVBGJ, nga buxheti i Bashkisë Tiranë, do të reflektohen në aktivitetet që do të zhvillohen nga drejtoritë përkatëse, sipas zërave të planifikuar në buxhetin afatmesë
|
m, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 132 date 21.12.2017.
Në Planin vendor Veprimi për Barazinë Gjinore 2018 – 2020 propozohen të tjera masa e veprime që synojnë adresimin e mëtejshëm të çështjeve te pabarazive dhe diskriminimit, të cilat janë të bashkangjitur në dy fotot e mëposhtme.
Të gjitha këto masa dhe veprime mbështeten në nenet përkatëse te Kartës Evropiane për Barazi, pa lenë mënjanë edhe detyrimet qe rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2016 – 2020 dhe Planit të saj të Veprimit.
Veprimet për Barazinë Gjinore 2018 – 2020 janë formuluar duke u bazuar në të gjithë punën paraprake të bërë nga Bashkia për vlerësimin e situatës, identifikimin e nevojave dhe përcaktimin e prioriteteve, proces ky që është marrë gjatë viteve 2016-2017 në kuadër të punës për hartimin e disa planeve te tjera të rëndësishme për bashkinë, të tilla si draft Plani Social 2016-2020, draft Plani Vendor i Përfshirjes Sociale 2016-2020, Plani Vendor i Veprimit për të Rinjtë 2018-2020, etj. Në disa raste, veprimet dhe masat e parashikuara si pjesë e këtyre strategjive/planeve të përgatitura janë paraqitur edhe si pjese e matricës së këtij Plani Veprimi për Barazinë Gjinore 2018 – 2020, me qëllimin e vetëm për të treguar natyrën e ndërthurur të çështjeve të barazisë gjinore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.