Kriza e refugjatëve, në të vërtetë, po siguron një ndikim ‘të madh’ pozitiv ekonomik në disa vende të BE-së, sugjerojnë shifrat e Komisionit Europian.
Ekonomistët në agjencinë ekzekutive të BE-së thonë se fluksi i madh i njerëzve të bllokut nga Siria dhe zona të tjera të konfliktit ka të ngjarë të sjellë një efekt pozitiv në rritjen, normat e punësimit dhe financat publike afatgjata në vendet më të prekura.
Parashikimet ekonomike të vjeshtës së 2015-s nga Komisioni llogarisin se 3 milionë të refugjatët që pritet të vijnë deri në fund të vitit 2016 do të nxisin rritjen vjetore të PBB-së duke filluar nga 0.2 në 0.5% në vendet e B-së të prekura nga kriza.
Por kontributi i kufizuar i Britanisë për 4,000 refugjatë në vit do të thotë se ajo nuk ka gjasa të përfitojë nga ky fenomen.
Të ashtuquajturat vende ‘tranzit’ si Hungaria dhe Sllovenia – nëpër të cilët po kalojnë refugjatët – do të shohin fitime të vogla për shkak të efektit të stimujve të rritjes së shpenzimeve të shtetit.
Të tjera vende, si Suedia dhe Gjermania ku po strehohen përqindja më e lartë e refugjatëve, ka të ngjarë të përfitojnë më së shumti.
“Për BE-në si një e tërë, ndikimi i rritjes është i vogël, por ai mund të jetë më i konsiderueshëm në disa shtete anëtare”, shprehet Komisioni.
“Për vendet më të prekura të tranzitit, efekti i vlerësuar aktualisht në bilancin kryesor shkon deri në një maksimum prej 0.2% të PBB-së në vitin 2015, duke u stabilizuar gjerësisht në vitin 2016.
“Për vendet e destinacionit, ndikimi arrin në një maksimum prej 0.2% të PBB-së në 2015, me një rritje tjetër të vogël në disa vende në 2016.
“Në Suedi, e cila është nga vendet me numrin më të madh të refugjatëve si përqindje e popullsisë në BE, ndikimi në bilancin bazë pritet të jetë më afër 0.5% të PBB-së këtë vit”.
Plus nxitjes së PBB-së për shkak të rritjes së aktivitetit të qeverisë, vendet pritëse ka të ngjarë të shohin deficite më të ulëta buxhetore në terma afatgjatë për shkak të kontributeve të emigrantëve, që do të thotë se do të ketë në dispozicion më shumë para të kursyera në kesh për të shpenzuar në shërbimet publike.
“Në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, pozitat buxhetore ka të ngjarë të përmirësohen [për sigurojnë më pak përfitime individuale se sa ata kontribuojnë në taksa dhe kontribute shoqërore”, thotë Komisioni.
Fluksi i pritshëm ka gjithashtu gjasa të “përkthehet në më shumë punësim, pasi refugjatët me aftësi të mjaftueshme të hynë në tregun e punës dhe të marrin pjesë në aktivitetet ekonomike”.
Megjithatë, Komisioni paralajmëroi se ndërsa efektet e përgjithshme të pagave mund të jenë pozitive për shkak të fluksit, disa punëtorë me paga më të ulëta mund të humbasin në terma afatshkurtër për shkak të konkurrencës.
Zbulimet e Komisionit pajtohen me një studim të mëhershëm nga Oxford Economics që zbuloi se në Gjermani pritet efekt pozitiv në rritje, që pritet të marrë rreth një milion refugjatë gjatë këtij viti.
Shkalla e njerëzve që vijnë në Europë u rrit përgjysmë gjatë këtij viti, ku shumica vijnë nga zonat e konfliktit si Siria përmes Ballkanit Perëndimor dhe Detit Mesdhe Perëndimor dhe Lindor, sipas agjencisë kufitare të BE-së Frontex.
Ministrat kanë refuzuar të zbulojnë se sa emigrantë janë përzënë deri më tani nga angazhimi vjetor prej 4,000 personash të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se do të ishte gabim të japim një “koment që ndryshon”. Shifrat do të publikohen çdo tre muaj sipas vetë itinerarit të Qeverisë.
“Që nga viti 2011, ne kemi marrë më shumë se 5,000 refugjatë sirianë dhe azilkërkues. Dhe javën e kaluar, kryeministri njoftoi se ne do të rivendosim 20,000 sirianë në nevojë për mbrojtje gjatë mandatit të këtij Parlamenti. Unë mund të them për House se planet për të mirëpritur ata refugjatë po përparojnë”, tha Sekretari i Brendshëm, Tereza May në shtator.