BE nuk i hap kufijtë për Shqipërinë nga 1 korriku, vetëm për Malin e Zi e Serbinë

27/06/2020 8:55 AM 0 komente

Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë lirisht nga 1 korriku në vendet e BE-së. Bashkimi Evropian ka vendosur se nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, përveç me Malin e Zi dhe Serbinë, sipas radios Evropa e Lirë.

Pas dy ditë diskutimesh, fillimisht Shqipëria ishte në listë dhe më pas u hoq.

Në listën përfundimtare janë 15 shtete, nga të cilët nga Ballkani përfshihen vetëm Serbia e Mali I Zi dhe janë lënë jashtë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, për të cilat kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Vendimi u mor pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këto vende.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të  vlejnë kufizimet, psh udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Nuk ka kufizime as për personat të cilët do të kalojnë tranzit. Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike

Mbyllja vjen në një kohë që fluturimet në Rinas kishin rifilluar, por për momentin mund të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe personal me leje qëndrimi, ose me vizë. Kompanitë ajrore prisnin hapjen e kufijve për shtimin e fluturimeve dhe frekuencave.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of