Lufta për pushtet në Greqi ka hyrë në fazën e saj përfundimtare, me kryeministrin Antonis Samaras i cili pritet të bëjë apelin e fundit për votuesit teksa ai përpiqet të sfidojë anketat e opinionit që tregojnë fitore për kundërshtarin e tij kundra masave shtrënguese.
Fushata zgjedhore mbyllet sot pasi Samaras të mbajë mitingun e partisë së tij Demokracia e Re në orën 18:00 pasdite në Athinë. Alexis Tsipras, i cili drejton grupin e opozitës Syriza, do të flasë në ishullin e Kretës në mbrëmje. Dita e zgjedhjeve kombëtare është më 25 janar.
Pasi kriza e borxheve tkurri ekonominë e tyre me një të katërtën dhe e nxiti papunësinë në një nivel rekord, grekët po zgjedhin midis së njohurës dhe së panjohurës. Samaras po ‘i përgjërohet’ vendit të pranojë shkurtimet e pagave dhe rritjen e taksave për të qetësuar kreditorët si Gjermania. Sipas tij fitorja e partisë opozitare Syriza mund të shkaktojë daljen nga bashkimi i monedhës dhe të prishë rimëkëmbjen ekonomike. Kjo e shtyu indeksin referencë ASE Index poshtë 4.2 për qind këtë vit si pasojë e rritjes së vëllimit të tregtimit.
Tsipras, partia e së cilit nuk ka qënë kurrë në pushtet, ka premtuar të braktisë kufizimet buxhetore që përforcojnë litarin e shpëtimit financiare ndërkombëtar ndërsa e mban Greqinë në euro.
‘Tsipras do i ndryshojë gjërat për më mirë jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë’, deklaron Tasos Harbilas, një teknik 48-vjeçar i papunë i cili mbështet Syriza-n. ‘Evropianët do e dëgjojnë atë.’
Një aleancë e gjerë me rrënjët komuniste e njohur gjithashtu si Koalicioni i së Majtës Radikale, Syriza është parashikuar nga sondazhet se do të fitojë rreth 32 për qind të votave të dielën në krahasim me rreth 27 për qind që do shkojnë për Demokracinë e Re.