Çmimet e naftës ranë të hënën ndërsa ndikimi pozitiv nga vaksinat COVID-19 dhe një marrëveshje OPEC + në shkurtimet e prodhimit të naftës nuk arriti të neutralizonte efektin nga rastet në rritje të koronavirusit dhe tensionet e shtuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Nafta e papërpunuar Brent ra me 76 cent, ose 1.5%, në 48.49 dollarë për fuçi. Trgeuesi bruto i SHBA u tkurr me 82 cent, ose 1.8%, në 45.44 $.
“Rastet e reja të virusit dhe një raport i Reuters që sinjalizon se Shtetet e Bashkuara po përgatisin sanksione të reja ndaj zyrtarëve kinezë … tejkaluan ndjenjën pozitive të krijuar nga lajmet e vaksinave”, tha Hussein Sayed, strategu kryesor i tregut në FXTM.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.