Vodafone Group Plc (VOD), kompania e dytë më e madhe e shërbimeve celulare-telefon, njoftoi rënien e të ardhurave të shërbimeve të saj për tremujorin e tetë radhazi, teksa konsumatorët në Evropën Jugore reduktuan faturat e tyre telefonike.
Të ardhurat nga shërbimet ranë 4.2 për qind në tremujorin e parë që përfundoi në qershor, referoi Neëbury, kompania me bazë në Angli. Analistët parashikuan një rënie prej 4.4 për qind, mesatarja e gjashtë vlerësimeve të hartuara nga Bloomberg.
Vodafone po shpenzon 19 miliard paund (32 miliard dollarë) në planin e përmirësimit të rrjetit që pritet të zgjasë deri në mars të vitit 2016, duke investuar fonde në teknologji më të shpejta dhe duke zgjeruar sistemet e saj me frekuencë të gjerë. Kompania po punon për të ofruar më shumë shërbime, duke kombinuar telefonat celular me internetet fikse dhe TV, kundër luftës së çmimeve dhe ekonomive ‘apatike’ në tregjet e saj më të mëdha në Evropë.
Vodafone u rrit dje 0.4 për qind në 197.85 pen në bursën e Londrës. Aksionet kanë rënë me 33 për qind këtë vit.
Kompania tha në maj se fitimi do të marrë një goditje këtë vit fiskal, duke përfunduar në mars të vitit 2015 teksa vijon lufta e cmimeve të Evropës dhe Vodafone realizon planin e përmirësimit të rrjetit, të quajtur Project Spring. Fitimet para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit do të bien në 11.4 miliard paund në 11.9 miliard paund, parashikoi firma. Ebtida ishte 12.8 miliard paund vitin e kaluar.