Surprizë: një hulumtim i kryer mbi një mijë pyje në të gjithë botën ka zbuluar se janë madhësia dhe mosha e bimëve që kanë më shumë ndikim në rritje, në vend të temperaturës dhe reshjeve. Sipas studiuesve në Universitetin e Arizonës, studimi i të cilit është publikuar në revistën Nature, variacioni në ekosistemet e pyljeve të tokës karakterizohet nga një marrëdhënie e zakonshme matematikore, por klima luan një rol të drejtpërdrejtë relativisht më të vogël.
Nuk ka dyshim se këto rezultate kanë implikime të rëndësishme në ndërtimin e modeleve të përdorura për të parashikuar efektet e ndryshimeve klimatike globale në funksion të ekosistemeve dhe të prodhimit të ushqimit botëror.
Megjithjatë konstatimi nuk do të thotë se klima nuk është e rëndësishme për produktivitetin e bimëve: ‘Klima është një faktor i rëndësishëm, ‘ shtojnë ata, ‘por të kuptuarit tonë se si ajo ndikon në funksionimin e ekosistemeve ka ndryshuar».
Këto rezultate të reja sugjerojnë se modelet matematikore të përdorura për të parashikuar përgjigjet bimë-atmosferë që rezultojnë nga ndryshimet klimatike globale, mund të përmirësohen duke marrë parasysh efektin e madhësisë së vetë bimëve dhe të moshës së tyre mbi rritjen e tyre.