Dhoma ekonomike e tregtisë e Maqedonisë Veri-Perëndimore është e shqetësuar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Nga zhvillimet e fundit, kjo dhomë u shpreh se rishikimi i fundit i buxhetit dëmton rendë investimet kapitale.
“Nuk është vetëm kriza politike e kësaj periudhe që po ndikon në rishikimin e buxhetit. Kjo tregon gjithashtu, se për vite me radhë, qeveria ka qenë duke fryrë buxhetet. Me këtë rishikim, investimet kapitale janë pakësuar me 10% ose e shprehur në para, reduktuar me milion euro. Një tjetër element shqetësues që lidhet me rritjen e borxhit publik, sepse nuk është në vijë me projekte e zhvillimit ekonomik, por me projektet jo-fitimprurëse siç është Shkup 2014 dhe shumë investime të tjera të kësaj natyre. Kjo lloj performance do ta çojë borxhin publik në nivelin 50% të GDP, e cila do të ishte fatale për vendin, sepse do të ishte e vështirë për ta paguar normat e interesit,”- tha kreu i dhomë së tregtisë Nebi Hoxha.
burimi /balkaneu.com/