Drejtori i Përgjithshëm i saj, Z. Seyhan Pencabligil, përzgjidhet si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për gjithë Europën..
Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të tretin vit rradhazi si “Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. Në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së z. Seyhan Pencabligil, është zgjedhur si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për të gjithë Europën nga EMEA Finance.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni të organizuar me këtë rast në Vjenë më 5 qershor 2013. Z. Pencabligil, me rastin e marrjeve të të dy çmimeve tha se: “Ne po ndajmë së bashku krenarinë e merituar pasi jemi rivlerësuar si banka më e mirë në Shqipëri. Këto çmime vërtetojnë më së miri se menaxhimi i qëndrueshëm strategjik i bankës sonë ka patur mundësinë të vlerësojë dhe shfrytëzojë mundësitë e rritjes në mes të krizës që ka mbështjellë gjithë Europën.”
EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar si “Banka më mirë në Shqipëri për vitin 2012” edhe nga revista Euromoney dhe ka marrë sërish notën AAA(ALB) nga JCR Eurasia Rating.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.