Ndryshim epokal për modelin mesatar të Mynihut. Tashmë është e disponueshme vetëm me pesë dyer dhe mbi të gjitha, kalon në traksion në rrotat para. Por, mos harroni kënaqësinë në timon
Ndryshimet janë të tilla që shënjojnë fundin e një ere dhe nisjen e një tjetre. Në fillim ishte traksion në rrotat mbrapa, ndërsa tashmë kalon përpara. Një betejë e përjetshme pa asnjë ndalesë. Duke lënë mënjanë arsyet e zemrës, mund të thuhet me qetësi që ndryshimi ishte i pashmangshëm. Jo vetëm për shkak të kostove, ku platforma Faar mbi të cilën qëndron Serie 1 numër tre ishte krijuar për tu ndarë edhe me modele të tjera, por edhe për të pasur më shumë hapësirë brenda.
Tani ka vetëm pesë dyer duke i dhënë lamtumirën kofanos së gjatë, ndërsa ndarja e sediljeve të pasagjerëve ka bërë të mundur shkurtimin e makinës me 5 milimetra, veçanërisht duke e zgjeruar atë me 3 centimetra dhe duke e zgjatur me një. Ka një hap dy centimetra më të shkurtër. Kompania ka deklaruar 20 litra shtesë për bagazhin (380 në total) dhe më shumë rehati për bërrylat dhe gjunjët të atyre që ulen mbrapa. Gjithashtu, kroskoti braktis elementët e përcaktuar të së shkuarës dhe hapet përfundimisht drejt elektronikës, duke përfshirë ekranet dhe asistencën e zërit.
DALJA NGA KTHESA, NUK TË FRIKËSON
Te një BMW, loja luhet edhe në rrugë. Mjafton një model i qetë 118d me 150 kuaj fuqi për të kuptuar diferencën mes asaj që shprehet me fjalë, me drejtimin e makinës në praktikë. Nëse është e vërtetë që nga ligjet e fizikës nuk mund të shpëtosh (shpërndarja e peshës midis dy akseve nuk është më 50:50), duhet të pranojmë se teknikët gjermanë kanë bërë një punë të shkëlqyer. Serie 1 është e shkathët në kthesa edhe kur e rrisni shpejtësinë. Për më tepër, ajo lë pak hapësirë për sa i përket daljes nga kthesa, frikës klasike të të gjitha të tjerave përpara saj.
Kjo edhe për meritë të pjesës mbrapa me amortizatorë multilink me pesë krahë, e njëjtë te të gjitha versionet, që ndjek si një zhurmë rrotat përpara që tregojnë gjallëri. Një timon shumë i shpejtë që kthen mbrapa një feedback të mirë. Në ngadalësimin e ritmit, kjo BMW rezulton të jetë e rehatshme, veçanërisht me amortizatorët e përshtatur në modalitetin Comfort. Ka vetëm disa luhatje të lehta në shpejtësinë në autostrada. Nuk ka asgjë për të kritikuar, veçanërisht për sa i përket binomit motor-kambio automatike me tetë njësi, ku i dyti që është opsional, rrit ëmbëlsinë e të parit. Në këtë mënyrë, traksioni përpara vlen, por pa tradhtuar shumë genet e BMW-së. Armët janë gati për të luftuar me Mercedes Classe A dhe Audi A3 Sportback në serinë tjetër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.