E revolucionarizuarteknikisht dhe estetikisht, X1 e re lind mbi bazën e Mini-t, por tani është më e përshtatshme për off-road se më parë
Kofano mëi shkurtër, një tavan më i lartë që mundëson më shumë lartësi për drejtuesin, proporcione krejtësisht të ndryshuara. Nëpamje të parë X1 e re i ngjason më tepër motrës së madhe X3 (pak më e gjatë, rreth 20 cm) sesa paraardhëses së saj. Risia më e madhe është traksioni në rrotat e para i versioneve sDrive, për shkak të platformës së re të përbashkët me Mini-n (e përdorur edhe më parë nga kompania bavareze për modelin Active Tourer). Megjithatë, protagoniste në treg duhet të jetë versioni xDrive 25d, me motorin turbodiesel 2.0 litra me 231 kf, i kombinuar mjaft mirë me kambion automatik me 8 raporte Steptronic dhe me traksionin integral. Ky version më i fuqishëm i X1 shfaq cilësi shumë të mira nëdrejtim. Mbi të gjitha, mund të mbështetettek një moment përdredhës goxha i lartë (450 Nm) që në regjimet e ulëta dhe shtyn fuqimisht deri në pragun e 5.000 xhirove.
Makina karakterizohet nga ekuilibri i madh,që është pjesë e ADN-së bavareze, e garantuarnga grupi i timonit i saktë, shkathtësia në kthesa dhe kapja e mirë me asfaltin. Kambio Steptronic mundëson ndërrime të shpejta dhe të rrjedhshme të raporteve dhe nëse dëshironi, mund ta përdorni edhe në modalitetin manual, edhe pse nuk do të lindë ndonjëherë nevoja. Në fakt edhe në rrugë me kthesa të shpeshta, mjafton të selektosh modalitetin Sport për të mbajtur marshet deri në regjime mesatare pune (3.000 xhiro), gjë që jep një ndjesi shumë të mirë kontrolli. Tendenca e ulët e nënkthimit, moderohet menjëherë nga ndërhyrja automatike e traksionit integral. X1 nuk synon performancat nëoff-road si një fuoristradë e vërtetë, por e vumë në provë edhe në shpatet anësore, të përpjeta, shkallëzime, si dhe nisje nga vendi në terrene me aderencë të ulët. Sjellja e sistemit xDrive është mjaft e mirë, falë kontrollit të perfeksionuar të traksionit dhe asistencës në dishezë. Krahasuar me modelin e vjetër, X1 ndihmohet edhe nga hapi më i shkurtër prej 9 cm (tani 267 cm). Kjo nuk ka përkeqësuar hapësirën në kabinë, përkundrazi; në sajë të motorit të montuar tërthorazi, hapësira brenda kabiënës është shtuar.
BMW X1 xDrive 25d
MOTORI – 1.995 cm3 turbodiesel
FUQIA MAKSIMALE – 170 kW (231 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 450 Nm nga 1.500 xhiro/min
TRAKSIONI – integral
KAMBIO – Automatike me 8 marshe
0-100 km/h –6.6 sekonda
PËRSHKUESHMËRIA MESATARE – 20,0km/l
PËRMASAT – Gjat. 444 – Gjer. 182 – Lart. 160 cm
PESHA – 1.650 kg
ÇMIMI – Duke filluar nga €45.300
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.