Boris Johnson nis emërimin e kabinetit të ri; Brexit me 31 tetor

25/07/2019 10:51 AM 0 komente

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, pas takimit ditën e djeshme me Mbretëreshën e Britanisë, ka nisur punën sot duke ndërtuar dhe kabinetin e ri. Në mesin e emrave të parë të përmendur në kabinetin e tij ka qenë Sajid Javid, i cili është emëruar në pozitën e kancelarit britanik, i cili njihet si mbështetës i procesit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Si ministër i Jashtëm është emëruar Dominic Raab, ndërsa këtë pozicion deri disa orë më parë e ka mbajtur Jeremy Hunt. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje, pasi Johnson i ka ofruar një post tjetër, që për të ka qenë i papranueshme.

Në mesin e emrave të rinj të kabinetit qeveritar është edhe Priti Patel, e cila emëruar si ministre e Brendshme. Një nga çështjet kyçe të kësaj qeverie konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, pasi Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti.

Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, ndërsa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

 

/BLOOMBERG

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of