Borxhi i përgjithshëm i qeverisë së Kroacisë në fund të korrikut 2015 shënonte 289.1 mld HRK ose 87% të PBB-së parashikuar për këtë vit, sipas të dhënave të fundit nga Banka Kombëtare Kroate (HNB).
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në korrik të vitit 2015, në krahasim me muajin qershor 2015, u rrit me 6.1 mln HRK ose 2.2%, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit 2014, ai u rrit me 18.2 mld HRK ose 6.7%.
Rritja mujore erdhi pjesërisht për shkak të huamarrjes së fundit të qeverisë në tregun e brendshëm, thanë analistët në Raiffeisen Bank Austria, duke kujtuar se Ministria e Financave ka emetuar një obligacion prej 6 miliardë HRK në korrik për të paguar borxhin.
Shifrat tregojnë se rritja mujore e borxhit të përgjithshëm publik erdhi kryesisht për shkak të rritjes së detyrimeve të kredive vendase me 3.38 mld HRK dhe letrat me vlerë me maturim afatgjatë të qeverisë me 3.35 HRK, ndërsa detyrimet e sigurisë me maturim afatshkurtër janë ulur me 610 milionë HRK, referuan analistët e RBA.
Rritja e shënuar në borxhin publik në korrik, si në nivel mujor ashtu dhe në nivel vjetor, është kryesisht rezultat i rritjes së borxhit të qeverisë qendrore, i cila arriti 284.1 mld HRK. Krahasuar me qershorin e vitit 2015, borxhi i qeverisë qendrore është rritur me 6.8 miliardë HRK ose 4.2%, dhe në krahasim me muajin korrik të 2014 ai u rrit me 11.3 mld HRK ose 7.3%. Borxhi i qeverisjes lokale shënonte 5.2 miliardë HRK, në rënie me 1.8% nga qershori 2015 dhe me 6% nga korriku 2014.
Konsolidimi i varfër fiskal dhe një deficit i lartë buxhetor ka të ngjarë të çojnë drejt një rritjeje të mëtejshme të borxhit publik, i cili mund të arrijë 90% të PBB-së, thanë analistët. Çmimi i premtimeve zgjedhore mund të tendosë sërish qëndrueshmërinë e borxhit publik, i cili në fund të fundit mbyll ciklin e rritjes së dobët ekonomike, një pjesë e madhe e sektorit publik në ekonomi dhe rrezikut në rritje të të ashtuquajturit ‘efekt i ortekut’ (proces që nis nga një gjendje fillestare e parëndësishme dhe që vijon të zgjerohet).
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Financave, në tetë muajt e vitit, shpenzimet e konsoliduara totale të qeverisë qendrore për pagesën e interesit tejkaluan 8 miliardë kuna, që llogaritej gati 12.2% më shumë se në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Rritja vjetore dyshifrore në shpenzimet e interesit, e cila është afër 4% të PBB-së, kërkon një rritje shumë më të fortë për të zvogëluar rreziqet në rritje që borxhi publik të bëhet i paqëndrueshëm, përfunduan analistët e RBA.