Bosnja/ 80.5 milionë dollarë kredi nga BB

09/04/2017 8:05 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bosnja do të marrë një kredi prej 80.51 milionë dollarësh (74.5 milionë euro) nga Banka Botërore për të mbështetur buxhetet e tendosura të qeverive të shumta të vendit dhe t’i lejojë asaj që të reformojë sektorin e fryrë publik.
Bosnja, e cila përbëhet nga dy rajone autonome të lidhura nga një qeveri qendrore e dobët, shpenzon gati 44% të PBB-së për të financuar administratën e saj të madhe.
Sipas një programi të sponsorizuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bosnja ka premtuar se do ta zvogëlojë sektorin e saj publik dhe se do të shkurtojë shpenzimet me 2.3% të PBB-së në një afat të mesëm kohor.
Trajtimi nga ana ligjore i sektorit publik të ngathët dhe joefikas është një nga aspektet më të rëndësishme në axhendën e reformave të vendit, e cila është projektuar për të transformuar ekonominë në përputhje me kriteret e Bashkimit Europian dhe për të përshpejtuar rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, tha në një deklaratë për shtyp Ellen Goldstein, drejtore e bankës për Ballkanin Perëndimor.
Dy rajonet e Bosnjës, Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Serbe janë duke u përballur me problemet financiare pasi dështuan në përmbushjen e kushteve për lëvrimin e mëtejshëm të ndihmës së FMN-së, një hua që shkonte deri në 533 milionë euro.
Kredia e bankës në mbështetje të reformave fiskale është pjesë e programit të saj të partneritetit për Bosnjën, e cila parashikon një hua rreth 750 milionë dollarë për periudhën 2016-2020, në varësi të qëllimit dhe ritmit të zbatimit të reformës.
Portofoli aktiv i bankës në Bosnjë, në mbështetje të projekteve për transportin, punësimin, efikasitetin e energjisë, infrastrukturës lokale, mjedisit, pyjeve dhe menaxhimin e ujërave shkon deri në 497 milionë dollarë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of