Importet gjithashtu ranë me 8.7%.
Arsyeja kryesore, sipas FTC, ishin problemet me prodhimin, komunikimin dhe transportin të shkaktuara nga dëbora që bllokoi pjesën më të madhe të rajonit të Bosnjës.
Përveç problemeve me dëborën, situata e vështirë ekonomike e Bosnjës gjithashtu dha ndikim në rënien e eksporteve, tha Igor Gavran, analist.
Gavran nuk është optimist rreth situatës me eksportet. “Pa një përmirësim në kushtet për të bërë biznes, tregtia e jashtme dhe treguesit e ecurisë ekonomike në Bosnjë nuk mund të përmirësohen në mënyrë domethënëse”, tha ai.
Pjesa më e madhe e eksporteve të Bosnjës shkojnë në Bashkimin Europian – rreth 64%.
Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar ku shkojnë 19% të produkteve të Bosnjës. Më pas vjen Kroacia, e ndjekur nga Italia, Sllovenia dhe Serbia.