BQE: Normat e interesit mbeten të pandryshuara; Në fund të 2018 përfundon blerja e obligacioneve

26/07/2018 3:42 PM 0 komente

Banka Qendrore Evropiane konfirmoi planin e saj për t’i dhënë fund blerjeve të obligacioneve, pasi Bashkimi Evropian dhe SHBA u tërhoqën nga një luftë tregtare dhe mjedisi ekonomik i eurozonës, mbeti i fortë.

Institucioni me qendër në Frankfurt përsëriti se do të vazhdojë të blejë 30 miliardë euro të aseteve për një muaj deri në fund të shtatorit, të ulë ritmin deri në 15 miliardë euro nga tetori dhe të ndalojë blerjet shtesë në fund të vitit.

BQE u zotua gjithashtu të mbajë të pandryshuar normat e interesit “të paktën deri në mes verës së vitit 2019” dhe përsëriti se mbështetja shtesë do të vijë nga politika e saj për riinvestimin e borxhit të maturuar.

Vendimi u mor një ditë pasi Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i SHBA Donald Trump ranë dakord të punonin drejt një marrëveshje për të shmangur një luftë tregtare. Juncker tha pas takimit në Uashington se BE dhe SHBA do të “mbajnë tarifa të tjera” ndërsa negociatat vazhdojnë. BQE ka paralajmëruar se rreziku më i madh për rritjen ekonomike nuk është domosdoshmërisht tarifa që është shpallur, por ndikimi i mosmarrëveshjeve në besim.

Raportet këtë javë kanë treguar ngadalësimin e aktivitetit të sektorit privat në eurozonë dhe rënien e besimit të biznesit në Gjermani, ekonominë më të madhe të rajonit, për të dytin muaj radhazi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of