Banka Qendrore Europiane deklaroi se bankat kryesore të Eurozonës mund ta pësojnë, nëse klientët e tyre financiarë, si fondet, siguruesit dhe shtëpitë e kleringut, tërheqin depozitat e tyre.
Studimi i BQE-së shqyrtoi rrezikun e përhapjes nga të ashtuquajturat banka hije (shadow banks) — të tilla si fondet dhe kompanitë e tjera financiare, që ofrojnë fonde në një formë ose në një tjetër — te huadhënësit tradicionalë dhe anasjelltas.
BQE zbuloi se ekspozimi si për sa i përket aktiveve bankare, si huatë, ashtu edhe për detyrimet, si depozitat, ishte i përqendruar në 13 huadhënësit kryesorë të Eurozonës, duke përfshirë tetë bankat e saj të rëndësishme globalisht.
Rreziku më i madh i identifikuar, ishte se bankat në hije tërhoqën fondet e tyre, si depozitat dhe marrëveshjet e riblerjes. Këto përbëjnë 13% të të gjitha detyrimeve të bankave tradicionale — ose më shumë për bankat më të mëdha.
Kjo mund të ndodhë nëse bankat në hije — ose ndërmjetësit financiarë jo-bankar (non-bank financial intermediaries, NBFI) në zhargonin e rregullatorëve — do të goditeshin vetë nga flukset dalëse, ose do të humbnin besimin në një bankë.
“Ky financim mund të jetë shumë i ndjeshëm, ndaj cilësisë së kredisë së bankave marrëse dhe mund të përforcojë presionet e financimit, me të cilat përballen bankat, nëse qëndrueshmëria e bazave të tyre vihet në dyshim,” tha BQE.
Kanalet e tjera të përhapjes përfshinin shitjet e detyruara të aktiveve nga bankat në hije, të cilat do të shkaktonin humbje në bankat tradicionale, sepse portofolet e tyre shpesh mbivendosen ose janë të ndërlidhura, tha BQE.
Ai shtoi se, shqetësimi ndaj huadhënësve të rëndësishëm sistematikë, do të shkaktonte gjithashtu telashe për bankat në hije.
“Nëse një ose një grup i këtyre (bankave) do të dëshpërohej, ndoshta do të kishte pasoja të konsiderueshme, në drejtim të aftësisë së pjesëve të rëndësishme të sektorit NBFI, për të menaxhuar likuiditetin dhe rreziqet e tregut,” tha BQE.
Bankat e rëndësishme sistematike globale të Eurozonës janë BNP Paribas (BNPP.PA), Deutsche Bank (DBKGn.DE), BPCE, Credit Agricole (CAGR.PA), ING (INGA.AS), Santander (SAN.MC), Societe Generale (SOGN.PA) dhe UniCredit (CRDI.MI). / Reuters