Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro.
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive të reja për muajin shkurt 2024 arriti në 172.20 milionë euro, ndërsa e depozitave të reja 78.7 milionë euro.
Sipas një njoftimi nga BQK 7.40 miliardë euro është vlera e aseteve bankare dhe 4.95 miliardë euro vlera e kredive bruto.
“6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve dhe 172.20 milionë euro, vlera kredive të reja. 78.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja. 82.40%, raporti kredi-depozita. 6.34%, norma e interesit në kredi. 2.89%, norma e interesit në depozita”.
Shtatë miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e këtyre institucioneve jashtë vendit kanë arritur në 1.20 miliard euro.
Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.95 miliardë euro me një rritje prej 60.40 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.00 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 894.10 milionë euro.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 172.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 78.70 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34 për qind ku në muajin paraprak ka qenë 6.38 për qind.
Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 82.40 për qind, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.50 për qind.
- 7.40 miliardë euro, vlera e aseteve bankare
- 4.95 miliardë euro, vlera e kredive bruto
- 6.00 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
- 172.20 milionë euro, vlera kredive të reja
- 78.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
- 82.40%, raporti kredi-depozita
- 6.34%, norma e interesit në kredi
- 2.89%, norma e interesit në depozita
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.