Kreu i Komisionit të Ekonomisë, në një dalje për mediat, theksoi se objektiv i Buxhetit të 2015 është rritja ekonomike dhe ulja e borxhit publik.
Braçe theksoi se në 2015 do të arkëtohet 870 mln usd më shumë se një vit më parë, ndërkaq që bëri sërish të ditur se shpenzimet për 2015 rriten vetëm me 180 mln dollarë.
“ Efekti i progresivitetit i shtrirë në 95 % të pagave, për më tepër që janë rritur të ardhurat nga tatimet. Dua të kujtoj deri në fund të vitit 2015 do arrijë në 630mln usd në total shlyerje detyrimesh, nga ku 250 mln usd janë shlyerjet deri më tani, synimi ynë është që deri në fund të vitit të arrijmë 330 mln dollarë shlyerje, që vitin e ardhshëm objektivi të jetë për edhe 300 mln dollarë shlyerje të tjera. “, deklaroi Braçe , për detyrimet e prapambetura, të cilat ai i konsideroi si një barrë shumë e madhe për ekonominë.
“ Në shpenzime këtë vit edhe vitin e ardhshëm i kemi injektuar 2 mld dollarë. Këtë vit vetëm 18% e buxhetit të vitit të ardhshëm janë taksa të reja apo barrë e shtuar fiskale, krahasuar me shifrën që do realizojë rritje, është pak. Do të doja të ndalesha edhe në një pikë tjetër , deficiti buxhetor për 2015 ulet me 280 mln dollar krahasuar me 2014, në këtë shifër ndikojnë edhe borxhet. Ndërsa, deficiti primar ulet në mënyrë të ndjeshme, vetëm 19 mln dollar, afërsisht 0.6 % të Pbb-së për 2015”, u shpreh Braçe.
Braçe vijoi duke thënë se qeveria shqiptare po tregon se s’po abuzon as me tatimet, as me huamarrjen.
“Paratë e taksave do të riinvestohen, kursimi publik kthehet në terma pozivite, duke shmangur abuzimet me shpenzimet publike.”, tha Braçe.
Më tej, Braçe u ndal në dy elementë, që sipas tij, duhen theksuar:
1. Synimi për trende ekonomik më të larta, rritja ekonomike të arrijë 3%
2. Nga 2014-2017 do të shlyejmë 2 mld dollar interesa të borxheve të prapambetura
I pyetur për rritjen e çmimit të energjisë, Braçe u përgjigj:
“Berisha e mori energjinë prej nesh me 4.5 lek për 250 kWh. E hoqi fashën në vitin 2006 dhe e bëri çmimin 7 lek/kWh. E riktheu fashën me 7.7lek/kWh dhe përtej saj, me 13.5 lek/kWh. Kjo është e vërteta e çmimit të këtij njeriu, që e shkatërroi atë sistem, për të cilin ne sot po paguajmë këtë kosto. Berisha gënjen kur thotë se çmimi do të shkojë në 12.5 lekë, por nuk do të ketë çmim mbi 10 lek/kWh,” – deklaroi Braçe.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.