Bregdeti, riorganizohet agjencia, monitorim nga hotelet tek plazhet dhe veprimtaritë detare

04/09/2019 1:00 PM 0 komente

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, një institucion i ngritur qysh në mandatin e parë të qeverisë Rama do të kalojë një riorganzimim total sa i përket kompetencave dhe funksionimit. Një vendim i qeverisë miratuar në korrik por që vetëm tani është publikuar në Fletoren Zyrtare saktëson detyrat që do të kryejë kjo agjenci duke nisur nga krijimi i Inventarit Kombëtar të Zonës Bregdetare deri tek bashkëpunimi me organe të tjera kompentente në rastet kur konstatohen abuzime në terren nga ana e subjekteve në zonat bregdetare.

Konkretisht sipas vendimit Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të japë kontribut gjithashtu në  informimin,  konsultimin dhe aksesin e publikut gjatë hartimit dhe zbatimit të   politikave   e   të   strategjive   të   lidhura   me menaxhimin e integruar të zonës bregdetare si dhe do të marrë pjesë në  hartimin  e  politikave  e  të strategjive     kombëtare     për     menaxhimin     e integruar   të   bregdetit   dhe   bashkërendimin   e punës për zbatimin e tyre.

E njëjta propozon   ndryshime   dhe   përmirëson kuadrin   ligjor   e   nënligjor   për   menaxhimin   e integruar të zonës bregdetare, bashkëpunon  me  organet  përkatëse  për projektet    dhe    aktivitetet    për    mbrojtjen    e zhvillimin e bregdetit dhe monitorimin e zbatimit të tyre ndërkohë që nxit  dhe  bashkëpunon  me  organizma, institucione,   investitorë   dhe   aktorë   të   tjerë ndërkombëtarë  apo  vendas  dhe  i  fton  ata  për pjesëmarrje    e    përfshirje    në projektet    dhe zhvillimet    me    rëndësi    për    menaxhimin    e integruar të zonës bregdetare

Vendimi i ri e ngarkon agjencinë me monitorimin e zbatimit me përpikëri   të instrumenteve   të   planifikimit   të   territorit,   të miratuara  nga  autoritetet  qendrore  e  vendore  në zonën bregdetare dhe kontrollin për  zbatimin  e  kritereve  dhe  të kushteve  nga  subjektet  që  ushtrojnë  veprimtari turistike,  në  përputhje  me  dispozitat  ligjore  në fuqi.

AKB ushtron gjithashtu kontroll dhe inspekton në mjediset dhe në  dokumentacionin    e    subjekteve    që ushtrojnë veprimtari turistike, inspekton  dhe  monitoron  rregulloren  për disiplinimin  e  zhvillimit  të  veprimtarive  turistike detare,  që  zhvillohen  në  zonën  bregdetare  dhe respektimin    e    rregullave    për    përdorimin   e pasurisë  së  patjetërsueshme  publike  në  zonën bregdetare si dhe inspekton   dhe   kontrollon zbatimin   e rregullave  për  kushtet  dhe  kriteret  për  ushtrimin e veprimtarive në stacionet e plazhit, sipas akteve nënligjore në fuqi.

Në çdo rast agjencia merr masa, vendos gjoba/masa administrative   për   shkeljet   e   konstatuara   nga subjektet  që  ushtrojnë  veprimtari  turistike, në përputhje me dispozitat e ligjit, shqyrton  ankesat  për  masat  administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve si dhe ndjek procesin e ekzekutimit të detyrimeve monetare  të  subjekteve  të  gjobitura,  me  qëllim arkëtimin e shumave në favor të institucionit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of