Rritja vjetore prej rreth 12% e kredisë ka ardhur në masën më të madhe nga biznesi, qw ka edhe normën më të lartë të kredive me probleme në raport me individët. Pavarësisht rritjes së kredive me probleme dhe mjedisit makroekonomik në përkeqësim,
Banka e Shqipërisë ka konstatuar se interesat mesatare të kredive në fund të vitit 2011, si në euro, ashtu edhe në lekë.
Testet e rezistencës apo stress-testet të kryera nga Banka e Shqipërisë kanë konfirmuar se në tërësi sistemi bankar është në gjendje t’ju rezistojë goditjeve, por banka të veçanta mund të kenë nevojë për shtim kapitali gjatë dy viteve të ardhshme.
“Treguesit e kapitalizimit dhe të likuiditetit të veprimtarisë së sektorit bankar paraqiten në nivele të mira, por aftësia e tij për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme vijon të mbetet e perqendruar nw banka tw veccanta”, bwn tw ditur BSH nw raportin e saj.
Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të drejtpërdrejta të tregut paraqitet në nivele të ulëta, ndërkohë që kreditimi përfaqëson sfidën kryesore për veprimtarinë e sektorit bankar. Zhvillimet në mjedisin ekonomik rrethues të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe gjendja financiare e familjeve dhe bizneseve, sipas BSH-sw vlerësohen të ngjashme me ecurine e tyre afatmesme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.