Përfaqësuesit e më shumë se 200 kompanive kineze vizituan Bullgarinë gjatë këtij viti për të parë mundësinë për investime në këtë shtet dhe për të krijuar partneritete me kompanitë bullgare. Kjo u theksua edhe nga zëvendësministri i Ekonomisë, Alexander Manolev, në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Liderëve të Rinj, e cila është pjesë e “16+1”.
“Ky është një vit tjetër në të cilin ne raportojmë rritje të qëndrueshme të tregtisë dypalëshe midis Bullgarisë dhe Kinës”, tha ai më tej.
Sipas zëvendësministrit, në gjashtë muajt të parë të vitit 2018, vendi ka eksportuar mallra me vlerë mbi 366 milionë dollarë për ekonominë e dytë më të madhe në botë. Në baza vjetore, kjo është një rritje prej 10%.
Tregtia dypalëshe midis Bullgarisë dhe Kinës shënoi një vlerë mbi 2 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar.
Aleksandër Manolev parashikon që këto rezultate do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, madje mund të përmirësohen.