Bullgari/ Plani i Investimeve për Europën, 40 milionë euro për NVM-të

19/02/2017 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fondi i Investimeve Europiane dhe Fondi Kombëtar i Garancisë në Bullgari kanë nënshkruar një marrëveshje e cila do të nxjerrë një fond prej 40 milionë eurosh për Ndërmarrjet bullgare të Vogla dhe të Mesme (NVM) sipas programit COSME të Komisionit Europian.
Ky transaksion mbështetet nga Fondi Europian për Investimet Strategjike që është edhe zemra e Planit të Investimeve për Europën.
330 NVM pritet të përfitojnë nga një marrëveshje e tillë në tre vitet e ardhshme.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen, përgjegjës për Punësimin, Rritjen, Investimin dhe Konkurrencën u shpreh se ishte shumë i kënaqur se që NVM-të bullgare do të përfitonin nga Plani i Investimeve për Europën.
Ky transaksion do t’u mundësojë këtyre ndërmarrjeve që të avancojnë me planet e tyre të reja, të zgjerohen dhe të hapin sa më shumë vende pune.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of