Bullgari, taksat për biznesin nuk do të rriten

06/12/2019 10:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Kryeministri Boyko Borisov

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov tha se nuk do të ketë ndryshim në politikën e taksave të Bullgarisë. Taksat do të mbeten të njëjta dhe ne po investojmë shumë në arsim, kujdesin shëndetësor, sport, kulturë, arkeologji, etj., shtoi ai.

Z. Borisov theksoi se qeveria po shpenzon me kujdes, në kuadër të borxhit të lartë global të bizneseve publike dhe private dhe se borxhi ishte një rrezik i madh, veçanërisht për vendet e vogla.

Kryeministri falënderoi biznesin për sipërmarrjet e tyre, nëpërmjet të cilave, ekonomia ka vijuar rritjen dhe njoftoi se eksportet bullgare janë rritur me 4 %.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of