Linja ajrore hungareze low-cost, Wizz Air, deklaroi se pret që numri i pasagjerëve që do të fluturojnë për në Bullgari dhe që do të nisen prej saj, të rritet me 40%, në 2017.
Në 10 muajt e këtij viti, më shumë se 2 milionë pasagjerë zgjodhën Wizz Air për fluturimet e tyre për të shkuar në Bullgari dhe për t’u kthyer prej saj, që është një rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në vitin 2018, ne do të zgjerojmë kapacitetin tonë të vendeve në 3.6 milionë, një rritje prej më shumë se 1 milion krahasuar me vitin 2017. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë të zgjerohemi në Bullgari. Për këtë arsye, nga muaji mars i vitit të ardhshëm, do të mundësojmë edhe fluturimet në katër destinacione të reja, duke u nisur nga Bullgaria, tha Gabor Vasarhelyi, menaxheri i Komunikimit të kompanisë Wizz Air.
Katër rrugët e reja do të lidhin kryeqytetin bullgar të Sofjes me Nisën (Francë), Lisbonën, Malagan dhe Athinën.
Që nga marsi, linja ajrore low-cost do të rrisë numrin e fluturimeve të saj në tetë prej destinacioneve më të vizituara, që përfshijnë, London Luton, Barcelonën, Eindhovenin, Fiumiçinon e Romës, Tel Avivin, Kopenhagën, Charleroi e Brukselit dhe Larnakan. Wizz Air ka një pjesë tregu prej mbi 30% në Bullgari, duke ofruar 32 fluturime nga 17 shtete të ndryshme.