Bullgaria ra në pozicion dhe kaloi nga vendi i dytë në vendin e tretë në mesin e vendeve me nivel më të ulët të borxhit në BE. Ndër të gjitha vendet e BE, Estonia ka borxhin më të ulët – 10% të PBB-së së saj. Në fund të marsit Luksemburgu u rendit i treti me 22.8%. Sipas të dhënave të Eurostat në fund të marsit, Bullgaria ende renditet e dyta në BE me treguesin më të ulët të borxhit publik. Megjithatë këto shifra nuk përfshinë dy emetimet e fundit të mëdha të borxhit në Bullgari: 1,493 miliardë BGN, që u shit në tregun ndërkombëtar dhe 1.25 miliard BGN, që u ‘pozicionua’ kohët e fundit në tregun Bullgar.
Nëse shtohet ky borxh, Bullgaria do të renditet pas Luksemburgut.
Borxhi mesatar publik i BE-së është rritur në 88% të PBB-së në fund të muajit mars, krahasuar me 87.2% në fund të tremujorit të kaluar dhe 86.2% një vit më parë.
Më i larti në fund të marsit ishte borxhi grek me mbi 174% të PBB-së, pasuar nga Italia (135.6%) dhe Portugalia (gati 133%).