Euro, aksionet dhe obligacionet evropiane ‘u cliruan’ të hënën nga shqetësimet e zotimit të fituesit të zgjedhjeve greke Syriza për të ‘sfiduar’ huadhënësit ndërkombëtar, një shenjë e fortë besimi në programin e ri të shtypjes së parave të BQE-së.
Dobësia në aksionet evropiane zgjati vetëm për rreth dy orë, edhe pse indeksi kryesor i Athinës ra dhe yield-et greke u rritën.
Indeksi FTSEurofirst 300.FTEU3 i aksioneve kryesore evropiane ishte 0.28 për qind më i lartë gjatë ditës në 1,483.67, pasi u hap në 1,482.27. Kjo shënonte pranë nievelit më të lartë në shtatë vjet.
Euro EUR = u rrit 0.38 për qind në 1.1250 dollarë pasi ra në nivelin më të ulët të ri 11-vjeçar në bursën aziatike.
‘QE e njoftuar javën e kaluar ka mbështetur disi tregjet,’ tha tregtari i lartë në Accendo Markets Tom Robertson , duke iu referuar programit të blerjes së obligacioneve prej afro 1 trilion eurosh që lancoi Banka Qendrore Evropiane javën e kaluar.
Por ai paralajmëroi se ankthi i investitorëve do të vazhdojë për aq kohë sa të ekzistojë rreziku i daljes greke nga zona e euros.
Kërkesat e Syriza-s për ristrukturimin e borxhit kanë ngjallur mundësinë e një ‘ngerci’ midis Athinës dhe udhëheqësve të tjerë evropianë gjë që mund të çojë në ‘Grexit’ edhe pse tregjet financiare e kanë trajtuar këtë si një rrezik margjinal të hënën.
Pasojat potencialisht katastrofike të një veprimi të tillë për Greqinë dhe Europën kanë gjasa ti detyrojnë politikëbërësit të arrinë në një marrëveshje, thanë analistët.
Udhëheqësi i Syriza Aleksis Tsipras i premtoi grekëve të dielën se pesë viteve të masave të rrepta të imponuara nga programet e shpëtimit me vlerë prej 240 miliard euro nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i kishte ardhur fundi.
Ai më vonë arriti marrëveshjen për të formuar qeveri me krahun e djathtë, partinë anti-paketës së shpëtimit Independent Greeks.
Yield-et për ogbligacionet e emetuara nga vendet me vlerësime më të ulta evropiane si Spanja dhe Italia shënonin pranë niveleve të kohëve të fundit më të ulëta rekord. Yield-et portugeze me maturim 10-vjeçar PT10YT = TËEB, që pritej të ishin të dytat në rashë për tu rritur nëse do të kishte ndonjë ‘infektim’ nga Greqia, qëndruan nën 8 pikë bazë në 2.16 për qind.
‘(Kancelarja gjermane Angela) Merkel ka të ngjarë të dëshirojë largimin e Greqisë… më pas ti mundësojë zotit Tsipras të diktojë të gjithë politikën ekonomike të zonës së euros, edhe pse rezultati më i mundshëm mbetet një kompromis që ruan status-kuonë sepse alternativat janë potencialisht kaq negative,’ tha Gary Jenkins, kryeshef strategjie në LNG Capital.
‘Të panjohurat e largimit nga zona e euros janë të tilla që zoti Tsipras ka të ngjarë të preferojë më shumë të shpenzojë kohë përmes negociatave dhe të vazhdojë të shijojë benefitet e programit QE ‘.