Menaxhimi i financave publike, kryesisht administrimi i buxhetit, do të përfshihet në një reformë që synon të finalizohet deri me 2020. Burimet në Ministrinë e Financave bëjne me dije se, reforma në” Menaxhimin e Financave Publike” do të zbatohet në harkun kohor prej 7 vitesh (2014 – 2020) dhe do të bazohet në katër shtylla. E para synon zjerimin e bazës së të ardhurave, e dyta përmirësimin e eficiencës së shpenzimeve publike. Shtylla e tretë e reformës ynon parashikime të sakta makroekonomike, të cilat në 5 vitet e fundit kanqë prodhuar difekte që kanë cuar në ndryshime sistematike me rishikime gjithnjë në ulje të treguesve. Shtylla e katërt synon një politikë fiskale të disiplinuar për të siguruar një qëndrueshmëri afat-gjatë të financave publike. Politika fiskale e qeverisë synon zgjerimin e hapësirës fiskale për të mbështetur sektorët prioritarë të ekonomisë. Shqipëria karakterizohet ndër vendet me qeveri të vogël. Megjithatë nevojat për të mbështetur zhvillimin ekonomik janë më të mëdha dhe shtrojnë dilemën në zgjidhje të sa më shumë shpenzimeve në favor të rritjes ekonomike. Reforma buxhetore synon një kombinim i masave administrative me politikat fiskale në vitet në vijim. . Aktualisht ekziston një plan 5-vjeçar për zbatimin e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollin (MFK) për periudhën 2011-2016, i cili synon të testojë aspekte të ndryshme të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, të caktuara si pilot, përgjatë një cikli të plotë buxhetor. Rezultatet e këtij projekti pilot do të përdoren për të shtrirë zbatimin e rregullave dhe procedurave të reja të MFK në të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, deri në fund të afatit të këtij plani e më tej. Reforma në Menaxhimin e Financave Publike do të bashkërendohet me Reformën e Administratës Publike, e cila po përgatitet nga Departamenti i Administratës Publike. Synimi është, që nëpërmjet politikave të rekrutimit dhe promovimit mbi bazë meritash dhe performance në administratën publike, të forcohen elementët e besimit dhe ndershmërisë mbi të cilat mbështetet përgjegjshmëria menaxheriale në sektorin publik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.