Më shumë se 2.5 milionë euro në ditë duhet të grumbullojnë doganat e Kosovës për të gjithë vitit 2013 për të arritur parashikimin e qeverisë për vlerën 915 milionë euro. Për të grumbulluar këto të ardhura doganat duhet të zhdoganojnë mallra me vlerë prej dhjetëra milionë eurosh dhe kjo, sipas ekspertëve të ekonomisë, po stimulon importin në mënyrë që të mblidhen më shumë të hyra nga kufiri. Gjë që pritet të ndikojë jo pak te rritja e prodhimit vendas. Deri në fund të këtij viti, doganat duhet të grumbullojnë 875 milionë euro.
Bazuar në grumbullimin e të ardhurave deri në fund të muajit gusht ky institucion ka grumbulluar 20 milionë euro më pak të se sa plani. Ndërsa sipas planit për vitin e ardhshëm duhet të grumbullohen rreth 40 milionë euro më shumë të hyra, gjë që do të jetë e vështirë të arrihet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.