Kur ju humbni punën tuaj, është shumë tunduese të sulmoni verbalisht këdo që ju del përpara. Ndërsa nuk ka rregulla zyrtare për mënyrën se si të veproni kur mbeteni të papunë, ka udhëzime të pashkruara që bëni mirë ti fiksoni në kokë.
Mos fajësoni askënd publikisht
Bëni c’të doni me miqtë tuaj të ngushtë dhe anëtarët e familjes, por kur vjen fjala për pjesën tjetër të botës kjo do ju bëjë të shfaqeni si një humbës i lënduar, dhe askush nuk dëshiron të shoqërohet me një të tillë.
Mos u ktheni në një punë-kërkues të helmuar
Sigurisht, keni të drejtë të kaloni nëpër fazën e zemërimit. Po nxirreni gjithë mllefin në palestër, mos e shpalosni në publik. Ata njerëz në dukje dashamirës ka të ngjarë të jenë duke tundur kokat e tyre kur të largohen nga ju dhe të vendosin që mos duan të kenë kurrfarë lidhje me një person të tillë të zemëruar dhe mbushur me mllef në rrjetin e tyre profesional.
Mos i tregoni të gjithëve që mbetët pa punë për shkak të moshës tuaj.
Diskriminimi i moshës është i vërtetë. Por t’ia thoni cdo kujt nuk ju ndihmon aspak të ndiheni më mirë. Ajo që mund të ndodhë, është që komentet tuaja mund të shkaktojnë frikë në njerëzit përrreth që të përfshinë një njeri të tillë në rrjetin e tyre të miqve dhe kolegëve.
Mos u strukni, përgatituni.
Nuk do të jetë vërtet e lehtë të rrokni një mundësi të re, kështu që sigurohuni të merrni menjëherë masa që të përgatiteni fort për të kërkuar një punë të re.
Mos shkoni përreth dhe ti thoni cdo kujt se po përkoni për një pozicion të ri
Mësoni ta prezanoni veten bazuar në aftësitë që keni dhe vlerat që ofroni. Me fjalë të tjera, tregohuni profesionisti që jeni; mos ecni me tabelë varur se po kërkoni punë.