Ne mendojmë shpesh për objektivat dhe aspiratat tona. Por çfarë do të bënit nëse, pasi do të kishit arritur gjithë suksesin që shpresonit, të humbnit gjithçka dhe t’ia nisnit nga e para.
Kësaj pyetje, e cila mund të jetë pak e frikshme, i janë përgjigjur disa sipërmarrës të mëdhenj.
Dhe, ajo që do të bënin në rast se do të duhej t’ia nisnin nga e para, mund t’ju befasojë…
Mark Cuban
Mark Cuban, një barist me kohë të pjesshme? “Do të punoja si një barist gjatë natës, kurse gjatë ditës, në zyrë, në profesionin e marketingut” – ka thënë Cuban në një intervistë me gazetarin Guy Raz në emisionin “How I Built This podcast”.
Bill Gates
Në një takim me mikun e tij Warren Buffett, Gates ka thënë se ai do të zhytej në fushën e Inteligjencës Artificiale. “Inteligjenca Artificiale sot është zhvilluar shumë” – ka thënë Gates. “Ajo është e jashtëzakonshme dhe çdo gjë që lidhet me të mendoj se do të ishte një karrierë emocionuese për gjithë jetën”.
Warren Buffett
Gjatë të njëjtit takim, Buffett tha se do të bënte pak a shumë të njëjtën gjë, do të përqendrohej sërish tek investimet, të cilat i japin shumë kënaqësi. “Investimet më jepnin kënaqësi si kur isha 20 vjeç, si në të 30-at, dhe, edhe sot që jam 86 vjeç, ndiej të njëjtin emocion”, – shpjegoi ai. “Me siguri, do të dështoja në çdo gjë tjetër”.
Barbara Corcoran
Barbara Corcoran do t’i bashkohej kolegut të saj Mark Cuban në reality show “Shark Tank” dhe nëse do të humbte gjithçka, do të punonte si kameriere. Pse? “Ju mund të mësoni më shumë si kameriere se sa mund të mësoni nga një punë tjetër, kam bërë çdo lloj pune të rëndomtë që mund të mendoni”, tha znj. Corcoran në një bisedë me gazetaren Farnoosh Torabi.
“Gjëja më e bukur e të qenët kameriere është se ju keni territorin tuaj. Është përgjegjësia juaj. Është tavolina juaj. Duhet të kujdeseni që çdo gjë të jetë në rregull”.
Richard Branson
Nuk habit fakti që dikush, projekti i të cilit me kafshë shtëpiake është të shkojë në hapësirë, ka mentalitetin “go big or go home”. “Duhet të jem i sigurt që kam dështuar në falimentin më entuziazmues dhe spektakolar në botë” ka shkruar Branson në librin e tij “Finding My Virginity”.
*Nina Zipkin
Burimi: Entrepreneur