Më shumë se 20 miliardë euro, të ndara mes 145 klubeve. Kjo është shuma totale e çmimeve të ndara nga Champions League skuadrave pjesëmarrëse gjatë historisë së saj, që nga momenti (sezoni 1992-1993) kur Kompeticioni më i rëndësishëm Europian për Klube (ose ky kompeticion) u emërua UEFA Champions League, sepse deri në vitin 1992 quhej Kupa e Kampionëve.
Në vend të parë në klasifikim qëndron Bayern Munich, i cili gjatë viteve ka fituar rreth 1 miliard euro, ndjekur nga Real Madrid e Barcelona – shkruan Gazzetta dello Sport e cila ka përpiluar klasifikimin e mëposhtëm:
1. Bayern Munich – 988,3 milionë
2. Real Madrid – 982,6
3. Barcelona – 940,1
4. Juventus – 893,5
5. Manchester United – 744,9
6. Chelsea – 705,8
7. PSG – 628,8
8. Arsenal – 549,5
9. Manchester City – 544,2
10. Liverpool – 523,9