Cilat skuadra kanë shpenzuar në merkato një shifër më të lartë krahasuar me vlerën e vlerësuar të futbollisteve të blerë në dekadën e fundit?
Raporti javor i CIES merr në analizë transferimet e kryera nga klubet aktuale në pesë kampionatet më të mëdha në Europë nga korriku 2012.
Studimi krahason vlerat e lojtarëve para transferimit, të vlerësuar sipas modelit statistikor të CIES Football Observatory dhe shifrat e paguara nga klubet blerëse.
Në krye të klasifikimit është Manchester United, i cili për 33 transferime të vlerësuara në studim, ka paguar 238 milionë euro shtesë krahasuar me vlerën e vlerësuar të lojtarëve. Red Devils kanë investuar në merkato 1 miliardë e 594 milionë euro kundrejt 1,36 miliardë euro të vlerësuara.
Në vend të dytë renditet Juventus (+233 milionë euro). Në 36 transferimet e analizuara, klubi bardhezi ka shpenzuar 1.03 miliardë euro, 29% më shumë krahasuar me vlerën e lojtarëve (797 milionë).
Podiumi mbyllet me Paris St-Germain, me 162 milionë euro më shumë krahasuar me vlerësimet (1.01 miliardë euro kundrejt 848 milionë euro).
Në dhjetë vendet e para gjejmë 5 klube të Premier League. Përveç Manchester United, në klasifikim është edhe Aston Villa, jashtë podiumit, me 149 milionë euro më shumë të shpenzuara.
Renditja vijon me dy klube londineze, Chelsea dhe Arsenal, përkatësisht në vendin e 6 dhe të 7, me 135 dhe 129 milionë euro shtesë të shpenzuara. Klubi i pestë anglez është Everton, i cili renditet i nënti me 97 milionë euro të investuara më shumë mbi vlerën e vlerësuar të lojtarëve të blerë.
Real Madrid renditet i pesti me 148 milionë euro më shumë të shpenzuara.
Top 10 mbyllet me Stade Rennais (8) dhe Borussia Dortmund (10), përkatësisht me 114 dhe 77 milionë euro të shpenzuara më shumë.
Renditjen e plotë e gjeni këtu CIES